Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, media serbe: Anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri i siguruan dokumente të rreme

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zhdukjen pa gjurmë të Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, i cili humbi gjurmët e tij më 27 maj mes kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Sipas medias serbe “Dnevni novini”, Elezoviç besohet të jetë larguar me dokumente të rreme drejt SHBA, pasi kuptoi se u zbulua për lidhjen e tij me trafikantët e drogës.

Në median serbe shkruhet se ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale që janë në Shqipëri dhe që i siguruan atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen.

Elezoviç është një nga person kyç në hetimin në lidhje me operacionin “Kurthi” , ku u arrestuan 24 persona dhe se ai kishte dëshmitë e para të tyre dhe informacione të detajuara që i kanë rrëfyer të arrestuarit. Disa nga këto të arrestuar, citon media malazeze, kanë deklaruar se Elezoviç dhe disa efektivë të tjerë të policisë së Ulqinit dhe Tivarit kanë bashkëpunuar më trafikantët për lejimin e kalimit të sasive të mëdha të drogës, ndërsa ndalonte dhe kapte vetë sasi të vogla si për të treguar se “lufta ndaj trafikut vijon me sukses”.


Të fundit

Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, media serbe: Anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri i siguruan dokumente të rreme

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zhdukjen pa gjurmë të Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës...

Policia arreston Dhurata Saliajn, vajzën e Mexhit Picarit që vrau sot ish-dhëndrin në Tiranë

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër-arrestin e dhënë nga Prokuroria, për arrestimin e Dhurata Saliajt, vajzën e Mexhit Picarit. Ky i fundit vrau sot në...

45-vjeçari humb jetën teksa po shpëtonte vajzat e tij nga mbytja

Një 45-vjeçar britanik ka ndërruar jetë pasi u përpoq të shpëtonte dy vajzat e tij nga mbytja në një nga plazhet e Portugalisë. 45-vjeçari Trevor...

Publikohen kërkesat për të udhëtuar drejt Spanjës pa kufizime

Duke filluar nga e hëna, udhëtarët e vaksinuar nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të hyjnë në Spanjë, jo vetëm evropianët....

Vrau ish-dhëndrin/ Zbardhet dëshmia e 52-vjeçarit, ja pse ndodhi vrasja

Zbardhen detaje të reja nga vrasja, që tronditi ditën e sotme Tiranën, ku shtetasi Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, ndërsa i...

Lajme të tjera

Web TV