Bënte kërdinë me vjedhje në Europë, Policia arreston ‘skifterin’ nga Laçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia e Lezhës, nën akuzën e vjedhjeve të ndryshme në disa shtete të Bashkimit Europian.

‘Finalizohet operacioni policor “Aksesorët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së sendeve me vlerë.

Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me

Interpol Tirana, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi disamujor.

Sekuestrohen 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, ora të markave të ndryshme dhe sende të tjera me vlerë që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave në disa vende të BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara për një shtetas që dyshohet për veprimtari të jashtëligjshme në fushën e vjedhjes së banesave në vendet e BE-së, pas një hetimi disamujor finalizuan operacionin “Aksesorët”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit B. N., 30 vjeç, banues në Kurbin (i arrestuar më parë jashtë shtetit).

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të banesës, në kuadër të procedimit penal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.’-thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe :  Françeska: Kam gënjyer, nuk i kam kryer studimet e larta

 

Të fundit

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Lajme të tjera

Web TV