Ç’do ndodhe me titullin e Kate Middleton kur Princi William të bëhet Mbret ?

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ngjitja për në fronin mbretëror nënkupton edhe ndryshimin e titujve për anëtarët e familjes. Kjo vlen edhe për Kate Middleton, e cila nuk bën përjashtim nga ky rregull.

Kur u martua me Princin William 10 vjet më parë, Mbretëresha Elizabeth i dha asaj titujt Dukesha e Kembrixhit, Kontesha e Stratharn dhe Zonja Carricckfergus. Titujt e saj do të ndryshojnë kur Princi Charles të bëhet Mbret i Anglisë një ditë, pasi Princi William do bëhet Princi i ri i Uellsit, ndërsa ajo Princeshë.

Nëse titulli “Princesha e Uellsit” iu tingëllon i njohur, atë e mbante Princeshë Diana, nëna e princave William dhe Harry. Në fakt, ai iu kalua Dukeshës së Kornuollit, por ajo e refuzoi për hir të respektit ndaj Princeshës së ndjerë.

Tani, nëse diskutojmë për të ardhmen e largët se ç’do të ndodhë me titullin e Kate kur Princi William të bëhet Mbret, kjo hap çështje për diskutim. Ajo mund të quhet Mbretëresha Catherine, por më shumë gjasa ka të marrë titullin “Mbretëreshë shoqëruese”, që do të thotë partnere që vjen nga martesa e një monarku drejtues. Në rastin e një fatkeqësie, nëse Princi William do të vdiste përpara saj dhe Princit George ose kur ky i fundit të bëhet Mbret, ajo do të kishte mundësinë ta quante veten “nënë Mbretëreshë”.

Pra, e ardhmja mbretërore e Kate duket se vetëm do të zgjerohet.


Të fundit

Ç’do ndodhe me titullin e Kate Middleton kur Princi William të bëhet Mbret ?

Ngjitja për në fronin mbretëror nënkupton edhe ndryshimin e titujve për anëtarët e familjes. Kjo vlen edhe për Kate...

E rëndë/ Burri ekzekuton gruan dhe vetëvritet në sy të kalimtarëve (Pamjet)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në në Francë, ku burri ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë...

Të akuzuarit u lanë të lirë/ Babai i Alket Muhajt: Do të kërcasë automatiku, do marr gjakun e djalit

‘Do të kërcasë automatiku, do marr gjakun e djalit të vetëm’. Deklarata e fortë është bërë nga Gjolek Muhaj, babai i Alket Muhajt që...

Publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i Kudret Saliajt (Video)

Pamje të reja vijnë pas ekzekutimit të Kudret Saliajt nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari në qendër të një lokali në Tiranë. Në video...

Rreth 3000 euro copa/ Gjykata merr vendimin për shqiptarët që shisnin mina me telekomandë

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre të arrestuarit dy ditë më parë nga operacioni 'Muzeu', pasi trafikonin me mina me telekomandë. Në lagjen nr. 9 në...

Lajme të tjera

Web TV