Drogë dhe armë në makinë, policia arreston 38-vjeçarin në Fier

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi është kapur me drogë dhe armë.

Në pranga ka rënë shtetasi Sokol Sapiqoti, të cilit gjatë kontrollit i janë sekuestruar fara kanabisi, kanabis, kokainë dhe një armë e ftohtë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “15 Tetori”, Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me të cilin po udhëtonte janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 dozë me lëndë narkotike kokainë, 351 fara kanabisi dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Të fundit

Ushqimet që rekomandohet të konsumohen në ditët e nxehta të verës

Ditët e nxehta të verës ndikojnë në mënyrën e ushqyerjes tonë. Por cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë...

Drogë dhe armë në makinë, policia arreston 38-vjeçarin në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi është kapur me drogë dhe armë. Në pranga ka rënë shtetasi Sokol Sapiqoti, të cilit gjatë kontrollit...

Aksident në Gjirokastër, plagosen rëndë dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë pranë NSHN. Në motoçikletë është përplasur me një autoveturë në rrethana ende...

“Na ka dhunuar si familje”/ Manushaqe Picari me lot në sy: Gocën e kanë rrahur dhjetë veta, i kanë thyer brinjët

Manushaqe Picari e ëma e Dhurata Saliaj në një lidhje direkte në Fax Tv ka zbuluar detaje të tjera nga konflikti mes vajzës së...

Guvernatori Sejko për ndikimin e pandemisë në ekonomi: E kaluam me sukses testin

Bilanci paraprak i situatës i shërben evidentimit kritik të pikave të forta e të dobëta të ekonomisë dhe të sistemit tonë financiar, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV