Përgatitjet për qendrat shëndetësore verore/ Manastirliu: Teste të shpejta të Covid-19 për turistët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen për hapjen e qendrave shëndetësore verore në 15 qershor, ku për herë të parë do të përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me Covid 19, për një sezon turistik të sigurt

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen për hapjen e qendrave shëndetësore verore në 15 qershor, ku për herë të parë do të përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me Covid 19, për një sezon turistik të sigurt.

Nga qendra shëndetësore e Velipojës, Manastirliu tha se këtë vit janë 29 qendra shëndetësore verore, nga veriu në jug, që do të jenë në shërbim të turistëve vendas dhe të huaj.

“Ne kemi filluar edhe programin e trajnimit, ashtu sikurse bëjmë çdo vit, me mjekët dhe infermierët e qendrave verore, që janë 29 në këtë vit, të cilat do të hapen në datë 15 qershor. Trajnimi i stafeve është fokusi kryesor, sepse do të jenë më shumë se 170 mjekë dhe infermierë të angazhuar në të gjitha qendrat verore”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha, se përveç 29 qendrave shëndetësore, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.

“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë 14 postacione fikse, ku do të vendosen autoambulancat të pajisura me të gjitha mjetet përkatëse dhe stafet gjithashtu, të cilët do të bëjnë koordinimin sipas rretheve të përcaktuara në planin e punës së Urgjencës Kombëtare, në mënyrë që të kemi akses sa më të shpejtë, t’i shkojmë pacientit apo qytetarit në kohë dhe më pas të referohet në strukturat shëndetësore për të marrë shërbim”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Aksident në Gjirokastër, plagosen rëndë dy drejtuesit e mjeteve

Këtë vit në qendrat shëndetësore do të ketë teste të shpejta për pushuesit në qendrat shëndetësore verore.

“Risia në këtë vit do të jetë përfshirja edhe e testit të shpejtë në strukturat e qendrave shëndetësore verore. Trajnimi i stafeve ka filluar gjithashtu. Dhe organizimi i punës në nivel territorial, në mënyrë që në momentin që do të ketë një njeri të dyshuar apo të konstatuar, të diagnostikuar me Covid 19, të referojë direkt strukturat e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, përsa i përket gjithë masave të izolimit të rasteve, në mënyrë që të kemi ndërprerje të menjëhershme të zinxhirit të infeksionit”, tha Manastirliu.


Të fundit

Përgatitjet për qendrat shëndetësore verore/ Manastirliu: Teste të shpejta të Covid-19 për turistët

  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen për hapjen e...

Kapet jahti me 2.5 tonë drogë në Spanjë, arrestohet shqiptari

Policia spanjolle ka sekuestruar 2.5 tonë lëndë narkotike në një jaht, në Alicante, ndërkohë ka arrestuar dhe tre persona të dyshuar për përfshirje në...

Çmendet pasagjeri, tenton të hyjë në kabinën e pilotit dhe të rrembejë avionin

Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një pasagjer në një fluturim të Delta Air Lines nga LA në Nashville se u...

Ndërtohet qendra e re shëndetësore në Cërrik/ Balla: I shërben rreth 800 banorëve të zonës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Cërrikut Andis Salla inaguruan qendrën e re shëndetësore të fshatit...

Tmerr në Romë/ Gjendet trupi i pajetë i një burri në një valixhe në mes të sheshit! Gruaja: Doja vetëm të hiqja qafe trupin

Një krim i tmerrshëm ka tronditur Romën mëngjesin e sotëm, ku në sheshin Federico Sacco është gjetur trupi i një 37-vjeçari Italian, brenda një...

Lajme të tjera

Web TV