Shoqëria Integrated Energy dhe studentët e Universitetit Polis pastrojnë zonën e Prushit, në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqëria “Integrated Energy” (IEBV) në bashkëpunim me studentët e departamentit të Mjedisit në universitetin “Polis” në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit ndërmori aksionin për pastrimin e një ndër zonave më piktoreske të kryeqytetit që është liqeni i Prushit.

Studentë pedagogë, staf teknik dhe specialistë të shoqërisë IEBV vendosën të sensibilizojnë në këtë mënyre origjinale popullatën për mbajtjen pastër të mjedisit që na rrethon.

Pedagogia Enkelejda Kuçaj shefe e Departamentit të Mjedisit në Universitetin “Polis”  u shpreh mbi rëndësinë që ka ky bashkëpunim ndërmjet universitetit dhe  “Integrated Energy”, pasi trajtimi i mbetjeve është po aq i rëndësishëm, sa edhe mbajtja e një ambienti të pastër.

Ndërsa administratorja e IEBV, Ariola Kodra falenderoi studentët që ju bashkuan  nismës së kompanisë dhe  theksoi rëndësinë e trajtimit të mbetjeve në mënyrë që të mbrohet natyra. Mbrojtja e tokës, ajrit, ujit nga ndotja është një ndër prioritetet e shoqërisë, e cila operon prej dy vjetësh në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në kryeqytet.

Të fundit

“Luftë SHBA”!/ Ngjela zbërthen skenarin e Metës dhe Kryemadhit pas sulmeve ndaj SPAK

Avokati dhe analisti Spartak Ngjela në një studio televizive dje ka folur lidhur me deklaratat e kreut të Partisë...

Izraeli nis hakmarrjen, sulmon me dronë dhe raketa Iranin

Izraeli, ka lëshuar mëngjesin e së premtes, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i lartë për televizionin amerikan,...

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Në vendin tonë moti do...

Horoskopi i ditës, e premte, 19 Prill 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kohët e fundit nuk keni pasur shumë fat në dashuri, por tani mund të filloni të rikuperoheni, ndaj hapuni më shumë me të tjerët...

Lajme të tjera

Web TV