Të akuzuarit u lanë të lirë/ Babai i Alket Muhajt: Do të kërcasë automatiku, do marr gjakun e djalit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

‘Do të kërcasë automatiku, do marr gjakun e djalit të vetëm’. Deklarata e fortë është bërë nga Gjolek Muhaj, babai i Alket Muhajt që u vra në shtator 2018, të akuzuarit për ekzekutimin e të cilit u liruan dje nga Gjykata e Apelit Gjirokastër.

“Kjo është një vrasje e dytë. Pse e lanë që të zgjatej kaq sa të shkeleshin afatet.Kush do t’i shihte kriminelët në mes të pyllit? Ka probleme të tjera që i di unë dhe janë të gjitha në dosje. Nëse gjykata nuk zbaton ligjin do të ketë vetëgjyqësi pastaj. E di unë se çdo të bëj pastaj. Mbase marrim vendim tjetër ne. Fillimisht do t’ia lë gjykatës. Por nëse nuk ka drejtësi unë do marr hakun e djalit. Ma vranë kriminelët djalin e vetëm. Edhe unë gjej armë, njerëz kam sa të duash. Këta duan të kërcasë automatiku si batalion”, ka thënë Gjolek Muhaj.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar dje nga burgu Et’hem dhe Dino Muhaj nga fshati Rabije të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj po nga fshati Rabije më 6 shtator të vitit 2018. Ishte masa e arrestit që është dhënë nga Apeli i Gjirokastrës pas 2. 5 vitesh qysh nga ngjarja e bujshme. Babë e bir janë lënë në arrest shtëpie, sot duke dalë nga paraburgumi i deritanishëm 2.5 vjet që kanë qenë që kur u arrestuan në 8 shtator të 2018.

Në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve Tahir Novi me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhe 2.5 vjeçare proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar  ç’ka u kaluan afatet ligjore.

Gjykata konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazuar në ligj. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet te mos qëndronin më në paraburgim.

Lexo edhe :  Skandali i gjyqtares Enkeleda Kapedani/ Ministrja Gjonaj nuk kursehet: Të hetohet gjendja pasurore e saj

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba. Muho është qëlluar me një automatik model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat. Ndër dyshimet kryesore të organit të akuzës është se Alket Muhaj është vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie. Mirëpo mbrojtja pretendon se Etem dhe Dino Muhaj nuk kanë lidhje me vrasjen pasi nuk kanë qenë në fshat më 6 shtator 2018, kur u gjet i pajetë 43-vjeçari.


Të fundit

Tmerr në Romë/ Gjendet trupi i pajetë i një burri në një valixhe në mes të sheshit! Gruaja: Doja vetëm të hiqja qafe trupin

Një krim i tmerrshëm ka tronditur Romën mëngjesin e sotëm, ku në sheshin Federico Sacco është gjetur trupi i...

Plani Marshall, miliarda dollarë nga Amerika për Evropën e shkatërruar

Shtetet e Bashkuara dhanë 13 miliard dollarë për katër vjet, ekuivalenti i 100 miliard dollarëve sot të shpërndara në 16 vende Plani Marshall është emri...

“Gati për Shqipërinë”/ Rama takim ‘online’ me të rinjtë e parë që iu përgjigjën nismës: Koncepti i nëpunësit digjital një revolucion

“Gati për Shqipërinë”, është një nga nismat e ndërmarra nga qeveria, fill, pas sigurimit të mandatit të tretë të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit,...

Ç’do ndodhe me titullin e Kate Middleton kur Princi William të bëhet Mbret ?

Ngjitja për në fronin mbretëror nënkupton edhe ndryshimin e titujve për anëtarët e familjes. Kjo vlen edhe për Kate Middleton, e cila nuk bën...

E rëndë/ Burri ekzekuton gruan dhe vetëvritet në sy të kalimtarëve (Pamjet)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në në Francë, ku burri ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë...

Lajme të tjera

Web TV