Zaptonin hapësirën publike, policia pranga administratorit dhe punëtorëve që ndërtonin pa leje te “Kepi i Rodonit”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Durrësit vijon punën për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme.

Gjatë një aksioni të fundit, blutë e Durrësit kanë arrestuar administratorin e një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./MCN.Tv/

 


Të fundit

Zaptonin hapësirën publike, policia pranga administratorit dhe punëtorëve që ndërtonin pa leje te “Kepi i Rodonit”

Policia e Durrësit vijon punën për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve...

“Shumë nxehtë dreqi e mori”/ Vildane Zeneli nuk i lë vend imagjinatës me fotot sensuale

Vildane Zeneli një ndër personazhet më të ndjekura të showbizit shqiptar ka tërhequr vëmendjen me fotot sensuale që ajo ka postuar ne rrjetet e...

Çfarë po ndodh me Presidentin Erdogan? Vaksinohet për herë të tretë kundër Covid-19

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është kritikuar pasi u zbulua se ka marrë tre doza vaksine të COVID-19 pavarësisht se vendi i tij po...

Makina e autoshkollës përplas nënë e bijë në Fier

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kallm, të Fierit. Një makinë tip ‘Benz’ autoshkollë është përplasur më një motor, pasi ka kryer një...

Kultivonte bimë narkotike në Skrapar, në kërkim 44-vjeçari dhe kryeplaku i fshatit

Një 44 vjeçar me iniciale D.H, banues në fshatin Braçë, në Skrapar është shpallur në kërkim nga policia për tentativë të kultivimit të bimëve...

Lajme të tjera

Web TV