Flet kushëriri i Kudret Saliajt: Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, e dimë kush ja ka bërë shenjat

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kushëriri i Kudret Saliajt, i cili u vra nga vjehrri në një lokal të Tiranës dy ditë më parë , Mexhit Picari, ka përgënjeshtruar familjen e ish bashkëshortes së viktimës.

I intervistuar nga “faxnews” Kushëriri i Saliajt është shprehur se Prokuroria duhet të marrë dosjen e plotë dhe të hetojë mirë ngjarjen duke shtuar se gjithçka që ka thënë familja e Dhurata Saliajt, bashkëshortja e Kudrejti është mashtrim.

Në lidhje me foto që publikoi dje gruaja e Mexhit Picarit, ku dukej Dhurata e dhunuar dhe nëna e saj pretendonte se është dhunuar nga Kudrejti, ai tha “shenjat që ka treguar, s’është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë historira të vjetra”.

“Të merret dosja në prokurori. Ajo është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria. Ka vendime të gjykatave. 3 fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti.  Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar. Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar.

Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë? Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre. Ata le të dalin në media, s’di ç’të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi. Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s’është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë historira të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen”, tha kushëriri i Kudretit.

Lexo edhe :  Virusi i ri "frikëson" Evropën, Shqipëria ndalon importimin e shpendëve dhe nënprodukteve të tyre

Kujtojmë që në lidhje me ngjarjen arrestuar Mexhit Picari, dhe Dhurata Saliaj, vajza e Mexhitit dhe ish gruaja e Saliajt, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me babain për të kryer vrasjen.

 


Të fundit

Ja cili shtet mund të legalizojë për herë të parë Bitcoin-in

Presidenti i El Salvadorit deklaroi se ai mund të bëjë të ligjshme kripto-monedhën Bitcoin në shtetin e tij. Nëse plani...

Rehabilitohet kanali vaditës i Rrinës në Librazhd/ Balla: Mbulon me vaditje 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra

Vijojojnë investimet në bujqësi për të lehtësuar punën e fermerëve në zonat e Librazhdit në prag të sezonit të vaditjes. Kryetari i Grupit Parlamentar të...

Flet kushëriri i Kudret Saliajt: Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, e dimë kush ja ka bërë shenjat

Kushëriri i Kudret Saliajt, i cili u vra nga vjehrri në një lokal të Tiranës dy ditë më parë , Mexhit Picari, ka përgënjeshtruar...

E rëndë/ 25-vjeçari qëllon me thikë kalimtarët, 6 persona humbin jetën, dhjetra të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një person ka goditur me thikë kalimtarët. Mediat e huaja bëjnë me dije se nga ngjarja...

Dasma e Boris Johnson/ Ish e dashura: Nuk do të martohesha me të as me plumb, shpëtova mirë

Dasma e kryeministrit britanik Boris Johnson javën e kaluar me Carrie Simonds, tërhoqi vëmendjen e mediave, por dhe të ish-partnereve të kryeministrit. Petronella Wyatt (e...

Lajme të tjera

Web TV