Gazeta braziliane (1968)/ Jeta e vështirë e mbretërve dhe princërve: Rasti i Leka Zogut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Qershor 2021

 

“Díarío de Notícías” ka botuar, me 3 janar 1968, në faqen n°13, një shkrim në lidhje me jetën e vështirë të mbretërve dhe princërve të rrëzuar nga froni, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Jeta e vështirë e mbretërve dhe princërve

 

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo që lejon akoma jetën e pasur të sovranëve në fron, por të tjerët? Mbretërit dhe princat e rrëzuar nga froni, të cilët duhet të jetojnë në mërgim dhe megjithatë kanë nevojë të ndriçojnë një tren të jetës në harmoni me shkëlqimin e titullit dhe të kaluarën e kushtueshme?

 

Falë librit “Pretendentët në Fronet e Evropës”, nga z. Valynseele, botuar së fundmi në Paris, ne e dimë se si aranzhohen disa nga fisnikët që ende ekzistojnë. Autori nuk humb kohë në vajtime të kota, siç është e zakonshme ndër nostalgjikët, për fatin e keq të fisnikëve të rrëzuar. Në shumë raste, siç thotë dhe vetë, “ai ka kruajtur fundin e sirtarit” për t’i paraqitur lexuesit në një aspekt të denjë me familje të caktuara që duhet të kryejnë akrobaci për të ruajtur linjën (ekuilibrin) e tyre.

Ai fillon duke shkatërruar legjendën e “pasurisë së pamasë të fituar me mjete të paligjshme” të Princit Leka, i biri i Mbretit Zog të Shqipërisë, i cili vdiq në maj (prill) 1961. Megjithëse është princi më i madh në Evropë, me gjatësi 2.04 m, pretendenti i Fronit të Shqipërisë është një agjent imobiliar në Madrid. Atij nuk i kanë mbetur shumë nga paratë që bëri nga shitja e lëndës drusore të pronave mbretërore në Shqipëri drejt Italisë. Një pjesë iu rrëmbye gjatë qëndrimit të Mbretit Zog në Egjipt nga Naseri, menjëherë pas rrëzimit të mbretit Faruk; një pjesë tjetër u konsumua në ndërtimin e një pallati në Long Island, për nder të Mbretëreshës Geraldinë.

Nëse është e rreme se ai nuk ka bllokuar para në Itali, siç pretendohet, duhet të jenë para nga bankat shqiptare që babai i tij mund ti ketë përvetësuar gjatë ngjarjeve të vitit 1939. Autori i librit thotë se “nuk është e mundur të imagjinohet që të shpërthehen arkat e bankave për të vjedhur rezervat e arit”.

 

Gjithsesi, me gjithë madhësinë dhe titujt e tij, Princi Leka lufton për jetën në kryeqytetin e Spanjës, duke shitur tokë, ndërtesa dhe apartamente, që natyrisht nuk është një detyrë (punë) për mbretërit.

Të fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo...

Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh...

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më...

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City si edhe në...

18 prill 1590/ Xhamia Blu, kryevepra islame që rivalizoi Shën Sofinë e të krishterëve

Xhamia e Sulltan Ahmedit e njohur ndryshe si Xhamia e kaltërt ose Xhamia Blu, është nje xhami në Hipodromin e Kostandinopojës ose në Stamboll Ky...

Lajme të tjera

Web TV