Mjeku Kalo: E kaluam fazën kritike të Covid, por kujdes se këto muaj po shfaqen këto infeksione shqetësuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria e ka kaluar fazën kritike të Covid.

“Ne krenarisht mundet të pohojmë se e “KEMI KALUAR FAZËN KRITIKE TË KËSAJ PANDEMIE”, dhe do të kemi edhe më shumë mundësi tash e prapa të shtojmë përpjekjet, që të RIGJALLËROHEMI sa më shpejt të jetë e mundshme në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit”, shkruan doktor Kalo.

Ai bën po ashtu thirrje për kujdes pasi vera shoqërohet me viroza dhe dhjetëra infeksione të natyrës virale, të cilat mund të ngatërrohen me koronavirusin.

Postimi i plotë

Kohë kovidiane….6.06.2021…..VETNDËRGJEGJËSIMI i bashkëqytetarëve tanë, kuptimi dhe zbatimi aq sa ishte e mundur i triadës së masave dobiprurëse ndër shekuj në rast epidemish  MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik).

Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi i Mantelbardhëve dhe i të gjithë stafit tjetër mjekësor në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm, puna vetëmohuese e stafit të VAKSINATOREVE dhe përshpejtimi i procesit të VAKSINIMIT të popullatës, PËRMIRSIMI PROGRESIV përgjatë këtyre muajve i strukturave pritëse dhe ofruese të përkujdesit mjekësor parësor, dytësor dhe terciar.

Puna e madhe Edukuese dhe informuese e Arsimtareve tona, bëri që pas 18 muajsh të deklarimit të rasteve të para të të sëmurëve me Sars-Cov2/Covid-19 në Wuhan-in e largët  e më pas përhapjen e kësaj “flame në mbarë botën”, ne KRENARISHT mundet të pohojmë se e “KEMI KALUAR FAZËN KRITIKE TË KËSAJ PANDEMIJE”, dhe do të kemi edhe më shumë mundësi tash e prapa të shtojmë përpjekjet, që të RIGJALLËROHEMI sa më shpejt të jetë e mundshme në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit…..

A E KEMI FITUAR PËRFUNDIMISHT KËTË BETEJË?….JO dhe KEMI ENDE UDHË për të bërë, POR tashmë një udhë mjaft më të shkurtër në kohë e më pak të mundimshme, si dhe më shumë pak pasoja se këto 18 muaj, që do të mbeten shumë-shumë gjatë të ngulitura në kujtesën tonë….

Lexo edhe :  Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni autentik më i përballueshëm në Evropë

PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh kudo dhe në çdo rrethanë. Nuk duhet nënvlerësuar sepse VERA bashkëshoqërohet me dhjetëra e dhjetëra infeksione të natyrës virale, bakteriale, parazitare dhe mykotike, të cilat mundet në çdo kohë të na e prishin komfortin e kënaqësinë e jetesës në muajt më të bukur të vitit, si dhe të konfondohen me format e ndryshme klinike të shfaqjes së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

Konsumoni sa më higjenikisht shëndetshëm gjithçka që puna e palodhur e fermerëve tanë na ofron në tryezat tona….Infeksionet gastro-intestinale, toksiko-infeksionet ushqimore, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, infeksionet e lëkurës, të syve, etj. janë jo pak shqetësuese në këtë stinë të vitit….VERË sa më të djelltë dhe sa më të ngrohtë shpirtërisht, ju uroj të gjithë kolegëve, miqve, të afërmve dhe bashkëkombasve të mi….Muaj më të relaksuar për mjekët, infermierët, sanitaret, imazheristët, farmacistët, administratoret, koordinatoret, barrelmbajtësit, shoferët, punonjësit e rendit e të gjithë ata/ato të cilët kontribuuan dhe vijojnë të kontribuojnë në vijën e parë, në vijën e zjarrit të betejës me “armikun e padukshëm”.

Ishim, jemi dhe kurdoherë do të na keni të gatshëm si EKIP në Spitalin Covid-1/Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT, për të vijuar pjesën e mbetur të betejës me Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….JU duam ndaj dhe JU kurdoherë ruani mirëbesimin dhe mirëkuptimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë….Ndjej pezmatim për parashikimet e pabukta të disa GJILLOLLOGËVE, për mbylljen e kësaj pandemie në Qershorin apo Shtatorin e 2020, por ata “pako gjë kanë gabuar”…..Edhe njëherë të dielë sa më të djelltë!!!…. Together forever!!!

Të fundit

Sezoni turistik/ Balla në Rinas: Mirësjellje me të huajt që vijnë në Shqipëri

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi pikën kufitare të Rinasit, ku u...

Numri i pensionistëve u rrit, por buxheti i shtetit po shpenzon më pak

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Edhe për zgjedhjet e reja nuk do të kemi opozitë

Nga Artur Ajazi Shqipëria nuk mund të mbetet peng i asnjë ish-lideri dhe asnjë partie të shpartalluar, po ashtu dhe fatin e shqipëtarëve nuk mund...

Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princi Harry zgjodhi ditën...

Familja e ish presidentit amerikan John Kennedy mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 15 anëtarë të familjes së famshme të ish-presidentit amerikan John Kennedy do të mbështesin rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden. Me këtë...

Lajme të tjera

Web TV