Policia Rrugore bën bilancin: Pas orës 16:00 u ndëshkuan 256 drejtues mjetesh, u pezulluan 43 leje drejtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore, me anë të një njoftimi, shprehet se ka bërë kontrolle në rrugë pas orës 16:00, kryesisht të makinave që ktheheshin nga bregdeti.

Sipas Policisë Rrugore, pas orës 16:00, janë ndëshkuar me masë administrative 256 drejtues të mjeteve, kurse janë pezulluar 43 leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Respekto rregullat, shpëto jetë!

Policia Rrugore me shërbime të shtuara në akset rrugore dhe në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe në rrugën e Kombit pasi fluksi i automjeteve është shtuar ndjeshëm që prej orës 16:00, që ka filluar kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës dhe Morinës .

Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat kyçe në këto akse dhe segmente si dhe ka shtuar shërbime me lëvizje, për të parandaluar parakalimet e gabuara, pasi në të gjitha akset nacionale ka fluks të shtuar por pa pengesa.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës, dhe 11 Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të po monitorojnë fluksin me dron e radarë dhe alkooltestues për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Prej orës 16:00 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 256 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.

Nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë orëve të mbasdites së sotme ka pezulluar 31 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Lexo edhe :  Ulet lindshmëria tek adoleshentët

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës është vënë në pranga shtetasi B.B, 55 vjeç, pasi drejtonte nje mjet taxi 8+1 në gjëndje të dehur në masën 0.94 mg/l.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.

#DurimKujdesDestinacion

#DrejtoSipasRregullave?

#KurseJetë??♀️

Të fundit

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Lajme të tjera

Web TV