Vjehrri dhe bashkëshortja e viktimës e vëzhguan 30 minuta/ Detaje të reja nga vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e dy ditëve më parë të Kudret Saliajt në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se autori i ngjarjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku.

Po ashtu, babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime. Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë. Mexhit Picari është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal Kudreti, i cili sipas Picarit, është afruar dhe e ka sharë. Picari më tej është shprehur se duke ditur sa i dhunshëm është Kudreti, ka nxjerr armën, të cilën ka thënë se e kishte pa karikator.

“E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit”, ka thënë ai.

Kudret Saliaj ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur dhe të psikologes. Kësaj të fundit, nga tronditja fillimisht i ka rënë të fikët dhe është përmendur pak momente më vonë.

Avokati Adriatik Cama është në spital, jashtë rrezikut për jetën, por plumbin që e ka marrë në afërsi të gjoksit akoma nuk i është hequr. Pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje pas dy javësh.

Dyshohet se ka qenë konflikti për kujdestarinë e fëmijëve të çiftit, që solli vrasjen e Kudret Saliajt. Sipas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës që Report TV siguroi një ditë më parë, ishte vendosur që fëmijët të qëndronin me babanë dhe Dhurata Saliaj do t’i takonte në prani të psikologut, ndërkohë që në gjykatë kishte deklaruar se është fyer dhe kërcënuar nga ish-burri.

Lexo edhe :  Jetmiri reagon pas daljes nga “BBVA 3” dhe nuk i ndal akuzat ndaj produksionit

Seanca për masën e sigurisë pritet të mbahet të hënën në Gjykatën Penale të Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë për të dy, babë e bijë, masën e sigurimit personal “arrest me burg”. Burimet bëjnë me dije se akuza për Dhuratën pritet të jetë ajo e bashkëpunimit në vrasje, pasi ka pamje filmike dhe prova që janë administruar nga akuza për vëzhgimin e viktimës nga dy të arrestuarit.

Të fundit

“Drogaxhi i mu*it”/ Del VIDEO e sherrit mes Maya-s dhe bashkëshortit: Ndihmë, ka shqyer..

Pas lajmit se Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj,...

Jo vetëm të shijshme, por a e dini se frutat e pyllit luftojnë disa sëmundje? (LISTA)

Frutat e pyllit janë një thesar i natyrës për shëndetin tonë. Ato jo vetëm që janë shume të shijshme, por janë të pasura me...

A do të bëjë aleancë me Sali Berishën? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar dy kushtet që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për të bërë aleancë me të. Ai theksoi...

A do të ketë reshje? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në...

Vetëm 5% e qumështit që prodhohet në Shqipëri testohet, niveli më i ulët në rajon

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar...

Lajme të tjera

Web TV