Vret fqinjët në Korfuz, 60-vjeçari i jep fund vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmbyset dinamika e ngjarjes së rëndë që tronditi Greqinë paraditen e sotme ku një person vrau dy të tjerë dhe më pas iu vetëvra. Sipas mediave greke autori dhe dy viktimat jetonin në një shtëpi dy katëshe në hyrje të ndryshme. Pas një konflikti me zonjën që mbeti e vrarë ai nxori armën duke qëlluar mbi të. Ndërsa personi tjetër u fut për të parandaluar tragjedinë.

Në orën 11:30 të paradites 60-vjeçari nga Korfuzi i cili ishte babai i një oficeri policie me banim në katin përdhes të ndërtesës pati një debat me pronaren 61-vjeçare duke e qëlluar atë me armë gjahu. Më pas ai qëlloi edhe 55-vjeçarin greko-francez i cili u fut për ta ndaluar.

Pastaj ai u mbyll në banesën e tij dhe qëlloi veten me të njëjtën armë. Forcat speciale rrethuan zonën pasi po kishin dyshime se ai ishte fshehur, por pas bastisjes së banesës e gjetën atë të vetëvrarë.

Gjashtë gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes. Policia po merr në pyetje banorët përreth dhe të afërmit e viktimave për të sqaruar shkaqet e kësaj tragjedie.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se pronarja bashkë me qiramarrësin tjetër ishin përpjekur ta dëbonin autorin e krimit nga banesa pasi ai shkaktonte shumë probleme për fqinjët. Ai kishte bërë një marrëveshje me pronaren e banesës që të mos paguante qira por kujdesej për kopshtin e kompleksit të apartamenteve.

Sipas banorëve autori ishte një njeri i vetmuar i cili shpesh grindej me pronarët e banesës. Ai shihej vetëm me qenin e tij për të cilin kujdesej vetë. Dashuria për kafshët vihet re edhe në rrjetet e tij sociale ku ai ka postime me organizatat që kujdesen për kafshët.

Të fundit

Izraeli mori hak ndaj Iranit, ja çfarë ndodhi papritur me çmimin e naftës

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e...

Nëna rreh fëmijët e mitur, ish-bashkëshorti e kallëzon në polici

Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Xh.M.,...

Nxehen ‘gjakrat’/ Protestuesit hedhin molotov, përfshihet nga flakët Bashkia e Tiranës

Nxehen ‘gjakrat’ para Bashkisë së Tiranës, atje ku po mbahet protesta e opozitës. Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të...

Rrethohet Bashkia e Tiranës, protestuesit hedhin mollë dhe bojë në drejtim të godinës

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Para godinës shihet se ka forca të shtuara...

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Pazari i Ri sjell në datat 19-20-21 prill një përvojë unike, që vetëm Funky Days&Nights ofron. Plot tre ditë e net të ngrohta të...

Lajme të tjera

Web TV