Zaptimi i bregdetit/ IKMT nis operacionin, kryenispektori: Zero tolerim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë nesër operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit. Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.

Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberi tha se nuk do të ketë asnjë tolerim.

“Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit”, tha Zyberi.

Më herët edhe Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërtuesit dhe pronarët e objekteve që t’i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë të rënda. Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, për kryeministrin Edi Rama do të jenë prioritet për Policinë e Shtetit, njësoj si lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

 

 

Të fundit

Moto & Rock Festival ndez atmosferën në qytetin e Korçës

Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni,...

Artikulli te Fox News nuk është qëndrim amerikan, por opinion i maskuar si lajm

Më 20 qershor 2024, platforma amerikane Fox News publikoi në seksionin Opinion një shkrim të ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, me autorësi të bashkëndarë me...

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalojmë aktivitetin bërthamor

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se përgjigjja e vendit të tij ndaj "agresionit" të vazhdueshëm të Izraelit do të jetë "më shkatërruese", ndërsa...

Zjarr në Himarë, rrezikohen ullishtet! Pritet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr ka përfshirë zonën e Pilurit në Himarë, duke rrezikuar ullishtet e shumta të zonës. Për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarrfikësit po...

Në Shqipëri po vijnë turistë të varur nga droga: pushime dhe trajtim

Po vijnë turistë, por edhe të varur nga drogat. Përherë dhe më shumë, kryesisht përdorues të heroinës e kokainës, po u drejtohen qendrave të...

Lajme të tjera

Web TV