Ishte duke gjuajtur peshk , plagoset 44-vjeçari ne Dibër

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Një 44-vjeçar është plagosur duke gjuajtur peshk në lumin Drin. Të plagosurit me inicialet R.H i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale.

Sipas policisë, ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit 44 vjeçarit, banues në Dibër.

Një 36-vjecar u vu në pranga nga Policia pasi akuzohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, e cila i është drejtuar bluve të qytetit për ndihmë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 36 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij”, bëri me dije policia.

Ndërkohë që nga shërbimet e Komisariatit të Dibrës është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Pasi në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht shtetasin N. Sh., 60 vjeç.


Të fundit

“Folëm për pasojat e…”/ Rama zbardh takimin me ish-sekretarin Amerikan, Mike Pompeo

Një takim mjaft miqësor mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ndodhet për...

“Sekretari Pompeo më emëroi në Tiranë”, Kim: Shqipëria model, po kontribuon për botën

Në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do...

Cila ishte ngjarja më e ngarkuar në histori

Shifrat flasin vetë: masat po mobilizohen më shumë për fenë sesa për politikën. Këtu janë ngjarjet më të ndjekura të dekadave të fundit në...

Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë/ “Kombinati” përplaset me koshin e mbeturinave

Është aksidentuar përsëri një autobus në Tiranë. Bëhet fjalë për urbanin e linjës së Kombinatit i cili është përplasur me një kosh mbeturinash. Mësohet se ngjarja...

E rëndë në Greqi/ 13-vjeçari i jep fund jetës pas sfidave në TikTok

Një 13-vjeçar në Greqi është gjetur i vdekur në dhomën e tij. I mituri është gjetur i varur në dhomën e tij nga prindërit,...

Lajme të tjera

Web TV