“Menaxheri ka lënë lekët në lloto”, zbardhet “grabitja” në një karburant në Durrës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur “grabitjen” e djeshme të ndodhur në një karburant në autostradën Tiranë – Durrës.

Sipas policisë, nuk ka pasur grabitje, por ngjarja është simuluar nga menaxheri i karburantit, që ka luajtur paratë në lloto dhe i ka humbur në llotari sportive.

Raportohet se në pranga për ngjarjen kanë përfunduar shtetasit Gert Farruku, 23 vjeç, menaxheri i karburantit; Arsid Haxhija, 22 vjeç, pronari i lokalit që organizonte lotari të palejuara, ku dyshohet se shtetasi Gert Farruku ka humbur shuma të mëdha parash duke luajtur loto.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Policia zbardh në kohë rekord vjedhjen me dhunë të kryer ditën e djeshme në një karburant në autostradën Tiranë – Durrës.

Vihet në pranga menaxheri i firmës, i cili kishte simuluar ngjarjen me qëllim justifikimin e shumave të mëdha të parave të xhirove ditore që i kishte humbur duke luajtur lojëra fati.

Gjithashtu vihet në pranga edhe pronari i lokalit që ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ku menaxheri i karburantit kishte humbur lekët duke luajtur lojëra fati.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 06.06.2021, në një karburant, ku u vodh me dhunë një shumë e madhe parash, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpjeta hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.

Në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. F., 23 vjeç dhe A. H., 22 vjeç.

Nga hetimet e kryera dhe mbledhja e të gjitha provave procedurale është konstatuar se në momentin e vjedhjes një person i maskuar ka zbritur nga një mjet dhe i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetasit G. F., 23 vjeç, menaxheri i kompanisë.

Lexo edhe :  Dendias: Rruga drejt BE do e afrojë Shqipërinë me Greqinë, por nuk bëjmë asnjë lëshim…

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi G. F., për një periudhë 2-mujore ka vjedhur sistematikisht kompaninë ku ai punon duke deklaruar shuma më të vogla se fitimi. Shumën e lekëve të përfituara nga mosdeklarimi, ky shtetas e ka luajtur në lotari të palejuara në lokalin e shtetasit A. H., i cili ka përfituar shuma të mëdha parash nga shtetasi G. F.

Menaxheri i firmës, shtetasi G. F. dyshohet se e ka organizuar vjedhjen për të larë borxhet që ka patur në loto.

Nga ana e grupit hetimor vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” në ngarkim të shtetasit G. F., dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” në ngarkim të shtetasit A. H.


Të fundit

Rama uron ‘javë të mbarë’ me pamje të lagjes së re ‘Rilindja’ në Fushë-Krujë

Me pamje shumë të bukura, të bëra me dron, të lagjes së re rë rindërtuar në Fushë-Krujë, Kryeministri Rama...

“Menaxheri ka lënë lekët në lloto”, zbardhet “grabitja” në një karburant në Durrës

Policia ka zbardhur “grabitjen” e djeshme të ndodhur në një karburant në autostradën Tiranë – Durrës. Sipas policisë, nuk ka pasur grabitje, por ngjarja është...

Vrasja në Shkodër/ Si nisi sherri për 4 mijë euro, ekzekutoi motrën dhe e la tre ditë të pajetë në banesë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku vëllai vrau motrën në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër. Fabian Vuka 55 vjeç ka vrarë...

Vrasja e biznesmenit në Ksamil, fqinjët: Nuk u dëgjuan të shtëna por vetëm ulërimat e nënës

Nëna e biznesmenit Gramoz Memaj i ekzekutuar një natë më parë pranë në Ksamil ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja....

Hugh Gladney Grant për Mbretin Zog: Ai ishte shqiptari më patriot dhe mik i madh i SHBA-ve

Nga Aurenc Bebja “Congressional Record” ka botuar, në numrin e saj shkurt – maj 1961 (vëllimi 107), intervistën ekskluzive të Hugh Gladney Grant ish-ambasadori amerikan...

Lajme të tjera

Web TV