Pamje të rënda/ Momenti kur shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash në Greqi (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar pak ditë nga vrasja e 32-vjeçarit shqiptar në Greqi, Aris Papas, mediat greke, kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit.

Siç shihet në videon e publikuar, Papas, shihet teksa konsumon diçka në bar, kur aty pranë afrohet një person.

Ky i fundit, me anë të një pistolete qëllon disa herë shqiptarin, nga një distancë fare e afërt.

Si pasojë, 32-vjeçari rrëzohet në tokë, ndërsa me vështirësi, arrin të futet në ambientet e brendshme të lokalit, ku i shpëton të tjera plumbave që dërgoheshin në drejtim të tij. Fatkeqësisht, disa sekonda më pas, shqiptari nuk reagon më, e duket që ka ndërruar jetë në vend.

Nga krahu tjetër, klientët e punonjësit e lokalit shihen teksa largohen me shpejtësi. Aris Papas, ka mundur t’i shpëtojë tre atentateve në të kaluarën, ndërsa i fundit, ka qenë vetëm pak muaj më parë.

 

 

Sipas mediave greke, emri i tij është i njohur si një nga pjesëtarët e botës së krimit dhe trafikimit të drogës. Për këtë fakt, e teksa i druhej një atentati, ai vazhdimisht lëvizte me anti-plum, por ditën që ka ndodhur vrasja, nuk e kishte veshur, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo vrasje, e cila ndodhi në mes të ditës e në qendër të Athinës ka tronditur jo pak qytetarët, ndërsa, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.


Të fundit

Pamje të rënda/ Momenti kur shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash në Greqi (Video)

Kur kanë kaluar pak ditë nga vrasja e 32-vjeçarit shqiptar në Greqi, Aris Papas, mediat greke, kanë publikuar pamjet...

Detaje tronditëse/ Burri qëlloi me sëpatë në kokë e trup gruan dhe u var në pemën afër shtëpisë!

Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familjen Bici, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Mësohet se 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë bashkëshorten e...

Ky është burri që masakroi gruan me sëpatë dhe më pas vrau veten (Emri/ Foto)

Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë i ndodhur këtë pasdite në një familje në Librazhd. Fjala.al sjell foto të autorit të krimit, 56-vjeçarit...

Tragjike në Librazhd/ Burri vret bashkëshorten me sëpatë e më pas veten

Një tjetër krim në familje trondit vendin tonë. Pas lajmit të kobshëm dje në darkë ku vëllai vrau motrën në Shkodër, sot njoftohet se burri...

U tha se ndërroi jetë/ Mirush Kabashi rrëfen i prekur si e përjetoi “lajmin e vdekjes”: Kishin qarë shumë për “ikjen time”, por…

Aktori i njohur Mirush Kabashi ka folur rreth lajmit të djeshëm, ku në disa medie u njoftua “vdekja e aktorit”. Ai ka rrëfyer sesi e...

Lajme të tjera

Web TV