Problemet për Navalnyn s’kanë të sosur, kthehet në dhomën e tij të burgut

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Politikani i burgosur opozitar Aleksei Navalny është transferuar nga spitali i burgut në dhomën e tij të burgut në rajonin Vladimir.

Një zyrtar i burgut ka thënë më 7 qershor se kritiku i Kremlinit është kthyer në qytezën Pokrov prej nga do të marrë pjesë në seancë gjyqësore përmes video-lidhjes. Navanly është transferuar në një dhomë spitali në muajin prill, pasi pati nisur grevën e urisë, duke kërkuar që mjekë të pavarur ta kontrollonin për dhimbjet në shpinë dhe gjymtyrë, shkruan Rel.

Navalny i ka dhënë fund grevës 24-ditore më 23 prill, pasi mjekët civilë janë lejuar që ta kontrollojnë. Gjykata e distriktit Petushki është duke zhvilluar seancë më 7 qershor për dy padi të Navalnyt ndaj qendrës së burgut, shkruan Rel.

Navalny ka akuzuar autoritetet e burgut se i kanë shkelur të drejtat e njeriut duke ia dërguar gazetat me disa pjesë të shkëputura dhe duke ia refuzuar qasjen në libra.

Navalny është arrestuar në muajin janar, pasi ka arritur në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas helmimit në Siberi.

Autoritetet evropiane kanë thënë se teset laboratorike kanë treguar se ai është helmuar me agjent nervor Noviçok, në gusht të vitit të kaluar. Ai ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për dhënie të urdhrit për helmim, gjë që mohon Kremlini.

Një gjykatë në Moskë ia ka shndërruar dënimin me kusht në dënim me burgim prej 2 vjet e gjysmë, për një akuzë që Navalny e konsideron të motivuar politikisht.


Të fundit

Problemet për Navalnyn s’kanë të sosur, kthehet në dhomën e tij të burgut

Politikani i burgosur opozitar Aleksei Navalny është transferuar nga spitali i burgut në dhomën e tij të burgut në...

Rama në Budapest: Për bashkëpunimin dypalësh dhe ecurinë në integrimit europian

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Budapest. Ai ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale se ftesa iu bë nga kryeministri i...

Ishte duke gjuajtur peshk , plagoset 44-vjeçari ne Dibër

Një 44-vjeçar është plagosur duke gjuajtur peshk në lumin Drin. Të plagosurit me inicialet R.H i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale. Sipas policisë,...

Media greke analizon vrasjen e shqiptarit në mes të Athinës

Gazeta greke “kathimerini” ka analizuar vrasjen e shtetasit shqiptar. Të dielën e kaluar, 34-vjeçari Aris Papa, po pinte kafe në Kayak, Sepolia në momentin...

Takimi i Juristëve në Diasporë, Majko bën thirrjen: Angazhimi i përbashkët dhe një koncept që do të jetë në interes për Shqipërinë

Ka nisur këtë të hënë Takimi i Juristëve në Diasporë, ku bëhet prezantimi i rrjetit të profesionistëve, angazhimi i profesionistëve në fushën e drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV