Publikoi video në Tik-Tok, gjyqtarja Enkeleda Kapedani jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit, pas publikimit të videove në rrjetin social Tik-Tok.

Ka nisur në Këshillin e Lartë Gjyqësor seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kerkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani.

“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit,” është shprehur Metani.

Prezent në seancë është edhe gjyqtarja Kapedani. Kapedani e ka nisur me një ndjesë, ndërsa thekson se po gjykohet për shkak të veshjes dhe shijes muzikore.

“Shpresoj që zëri im të dëgjohet, do e nis me një ndjesë publike. Po gjykohem për veshjen, pamjen apo shijen muzikore,” ka thënë gjyqtarja.

Gjyqtarja ka thënë më tej se videot që u publikuan në rrjetin social Tik-Tok i ka bërë nga stresi. Kapedani ka pranuar publikimin e videove, duke e cilësuar si mëkatin e vetëm të saj.

“Kam bërë video për shkak të lodhjes dhe stresit. Por nuk kam pasur si qëllim t’i publikoj. Gjithë kjo që ka ndodhur është tmerr personal, moral, për mua prindërit dhe bashkëjetuesin. Të gjithë po më bëjnë gjyq popull mediatik dhe moral. Pres nga ju një vendim të pa anshëm. Të vetmin mëkat që kam bërë është publikimi i videove,” ka shtuar Kapedani.

Kapedani ka komunikuar dorëheqjen e saj në seancën dëgjimore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka dhënë sqarimet për videot e publikuara.

Në këtë situatë u bëra kokë turku, por i kërkoj KLGJ të jetë gjak ftohtë. Mos lejoni që bota e krimit të ndikojë tek vendimi juaj. Kërkoj ndjesë edhe me shprese që KLGJ do të japë një vendim të drejtë,” u shpreh gjyqtarja.

Lexo edhe :  Ilir Meta poston videon: “Jam me energji të reja!”

Kapedani kërkoi ndjesë për mënyrën sesi është shfaqur, duke pranuar se mëkati i saj i vetëm është publikimi i videove. Ndër të tjera ajo tha se po gjykohet për veshjen dhe shijen e saj muzikore, duke shtuar se videot i ka bërë pasi ka qenë e stresuar.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në fillim të seancës kërkoi nga KLGJ pezullimin e gjyqtares për shkak se vazhdimi në detyrë, sipas tij diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.

Të fundit

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Lajme të tjera

Web TV