Rama dhe Varhelyi drejtojnë Samitin e liderëve të Ballkanit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shqipëria është vendi që do të mbajë samitin e ardhshëm të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 10 qershor, në Pallatin e Brigadave.

Samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Samiti i këtij viti është shumë i rëndësishëm pasi vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë bisedave drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kujtojmë se vitin e kaluar, takimi i 6 liderëve te Ballkanit Perëndimor u zhvillua online por u njoh si Samiti i Sofjes dhe u zhvillua më 10 nëntor.

Në samitin e mbajtur në Sofje shtetet e Ballkanit Perëndimor, që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, ranë dakord që të fuqizojnë marrëdhëniet mes tyre. Liderët e shteteve u pajtuan që të krijojnë treg të përbashkët rajonal dhe po ashtu të adoptojnë politikat e gjelbra.

Në deklaratën e përbashkët shkruhej se ky pajtim u arrit “për të rritur bashkëpunimin ekonomik në rajon, duke zhvilluar Tregun e Përbashkët Rajonal, bazuar në standardet dhe rregullat e Bashkimit Evropian, për të rritur atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit dhe për të sjellë rajonin më afër tregjeve të Bashkimit Evropian”.

 


Të fundit

Rama dhe Varhelyi drejtojnë Samitin e liderëve të Ballkanit

Shqipëria është vendi që do të mbajë samitin e ardhshëm të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të...

Vrasja në Shkodër/ Viktima sot do festonte ditëlindjen, autorit iu gjetën 6 shishe alkool në shtëpi

Dalin detaje të reja nga ngjarja makabër e regjistruar në Shkodër, ku vëllai ka vrarë motrën. Mësohet se viktima sot të festonte ditëlindjen, që...

Manastirliu: Sot priten 11.700 doza vaksinash

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot ardhjen në Shqipëri të mijëra dozave vaksinash. Manastirliu shkruan se priten edhe 11 mijë...

Mashtroi kompaninë shqiptare dhe mori 426 mijë euro, arrestohet 41-vjeçari në Gjermani

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policisë së Shtetit përmbyllime sukses operacionin e koduar “Përfundimi”,...

U shemb nga kamioni 50 ton, nis rindërtimi i urës në Darëzesë

Ka nisur sot rindërtimi i urës provizore në Darëzezë, katër ditë pas shembjes së saj. Rindërtimin e urës kanë nisur forcat xheniere të ushtrisë ....

Lajme të tjera

Web TV