Regjistrohet rasti parë i variantit të koronavirusit indian në kufi me Shqipërinë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zbulohet rasti i parë i mutacionit indian të koronavirusit. Bëhet fjalë për një rast të identifikuar në Maqedoninë e Veriut, një shtet kufitar me Shqipërinë.

Javën e kaluar tek një pacient i cili është hospitalizuar në spital privat, është detektuar varianti “indian” i koronavirusit.

“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar, kur është kthyer në vendin, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk është shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe.

Siç njoftohet nga kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë, detektimi është bërë tek një pacient i kthyer nga Iraku, i cili është dërguar për trajtim në një spital privat ku edhe prej mostrave të marra ka rezultuar pozitiv.

Mësohet se personi i infektuar kishte qëndruar në spital në Irak për 10 ditë, ndërkohë që me të ardhur në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar hospitalizimin.

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipiçe, sipas Alstat TV,  ka deklaruar se do të propozojë deri tek Shtabi i përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në territorin e gjithë shtetit fqinj.

Varianti indian i Covid shihet si më i rrezikshmi për momentin, dhe se ai nuk luftohet pa një dozë të vetme të vaksinës. Sipas ekspertëve nevojiten të paktën dy doza vaksinash të plotë për të mposhtur këtë lloj mutacioni, që është cilësuar i rrezikshëm në Britaninë e Madhe.


Të fundit

Regjistrohet rasti parë i variantit të koronavirusit indian në kufi me Shqipërinë

Zbulohet rasti i parë i mutacionit indian të koronavirusit. Bëhet fjalë për një rast të identifikuar në Maqedoninë e...

Lilibet Dajana/ Mbretëresha e pikëlluar për zgjedhjen e emrit: Gjest i ulët

Vendimi i Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Megan Markle  për të quajtur vajzën e tyre të porsalindur "Lilibet Diana" nuk është parë nga të gjithë si...

Publikoi video në Tik-Tok, gjyqtarja Enkeleda Kapedani jep dorëheqjen

Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit, pas publikimit të videove në rrjetin social Tik-Tok. Ka nisur në Këshillin e Lartë...

Ardit Gjebrea feston ditëlindjen , merr urimin më të veçantë nga i biri

Sot ka festë në familjen Gjebrea pasi Arditi feston përvjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta, moderatori ka marrë dhe një nga djali i...

Vendoset prefekti i ri Elbasanit, ja kush është ai

Spiro Maliqi sot ka marrë detyrën e prefektit të Elbasanit. Ai zëvendëson në këtë post Klevis Xhoxhi i cili u zgjodh deputet në Elbasan...

Lajme të tjera

Web TV