Shoferi i dehur përplas 33-vjeçarin, arrestohet në Durrës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të ndryshëm të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Shoferi i njërës prej makinave,  një 42-vjeçar, raportohet se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe ka aksidentuar një 33-vjeçar ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se i lënduari shtetasi me iniciale E.K. ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

P.P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 18, Durrës, duke drejtuar mjetin tip” Benz”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin këmbësor E. K., 33 vjeç, banues në Durrës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin  e mjekëve.

Gjithashtu është vënë në pranga shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar në segmentin rrugor Thumanë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Të fundit

Atdheu konfirmon ndarjen nga Sara: ‘’ I kam vënë vizën disa personave që më quanin vëlla’’

Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj i dhanë fund njohjes së tyre shumë pak ditë pas daljes nga “Për’puthen” E para...

Shoferi i dehur përplas 33-vjeçarin, arrestohet në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të ndryshëm të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur. Shoferi i njërës prej makinave,  një 42-vjeçar, raportohet...

Prokuroria rëndon akuzën ndaj Mexhit Picarit dhe së bijës/ Gazetarja: Organizuan vrasjen

Prokuroria e Tiranës ka rënduar akuzat ndaj Mexhit Picarit dhe vajzës së tij Dhuratës për vrasjen e 43-vjeçarit Kudret Saliaj. Sipas “Balkan Web” Prokuroria ka...

Regjistrohet rasti parë i variantit të koronavirusit indian në kufi me Shqipërinë

Zbulohet rasti i parë i mutacionit indian të koronavirusit. Bëhet fjalë për një rast të identifikuar në Maqedoninë e Veriut, një shtet kufitar me...

Lilibet Dajana/ Mbretëresha e pikëlluar për zgjedhjen e emrit: Gjest i ulët

Vendimi i Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Megan Markle  për të quajtur vajzën e tyre të porsalindur "Lilibet Diana" nuk është parë nga të gjithë si...

Lajme të tjera

Web TV