U vra nga vëllai, kjo është 58-vjeçarja që erdhi për pushime nga Gjermania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diana Vukaj, 58-vjeçarja që u ekzekutua me armë zjarri nga i vëllai në banesën e saj në Shkodër kishte ardhur nga Këlni i Gjermanisë me datë 4 qershor. Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë në Shkodër është zbuluar nga telefonata në sallën operativë të policisë, e cila pas kontrollit e ka gjetur 58-vjeçaren të vrarë me silenciator në dhomën e saj të gjumit.

Raportohet se Vukaj kishte 25 vite që jetonte në Gjermani dhe vazhdimisht e ndihmonte të vëllanë i cili kishte probleme me alkoolin dhe bixhozin.

Pas kthimit nga Gjermania ajo është ndalur për të qëndruar në shtëpinë e saj në Shkodër dhe për pak ditë do të nisej për në shtëpinë e saj të pushimit në Velipojë.

Ajo ka marrë një grua për të pastruar dhe sistemuar banesën në Shkodër. Ajo e ka telefonuar për disa herë gjatë të shtunës dhe të dielës por 58-vjeçarja nuk është përgjigjur. Më pas zonja ka komunikuar me një mikeshë të viktimës dhe më pas në orën 22:30 të së dielës ka telefonuar sallën operative.

Diana Vukaj është gjetur e vrarë në banesë ndërsa i vëllai është kapur në rrugën e lagjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma e zjarrit tip pistoletë me silenciator e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e krimit të rëndë.

Të fundit

Ecja këmbëzbathur, kufiri i mirëqenies që ndihmon zemrën, mendjen, muskujt dhe nyjet

Me siguri keni dëgjuar tashmë për të: të ecësh këmbëzbathur do të thotë të ecësh pa këpucë, zbathur, por...

Historia/ Pompei anglez i epokës së bronzit, ku gjithçka është “ngrirë” në kohë

Must Farm është një Pompei në miniaturë. Këtë ka për të thënë një fshat i përpirë nga zjarri, i cili ka ruajtur të paprekura...

Mos i besoni më këto mite lidhur me prerjen e flokëve

Prerja e flokëve gjatë hënës së plotë do të bëjë që flokët tuaj të rriten më shpejt. Mit apo realitet? A janë disa stinë...

Jeta e hyjnores Eleonora Duse, e adhuruar nga të gjithë, por e poshtëruar në dashuri

Eleonora Duse, aktorja më e vlerësuar e teatrit ndonjëherë, nga kritika dhe publiku, vdiq e vetme në një dhomë hoteli në Shtetet e Bashkuara,...

A flisni një gjuhë ‘të madhe’ globale? Ja çfarë mund t’ju mësojë gjuha ime e vogël

Unë jam një nga 2.5 milionë përdoruesit e sllovenishtes - dhe anglisht dhe gjermanisht folësit do të bënin mirë të ishin kurioz për ne Ana...

Lajme të tjera

Web TV