Vrasja e 20-vjeçares në Greqi/ Një nga autorët foli shqip, gjenden shenja ADN-je

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Të tjera detaje zbulohen nga krimi që tronditi Greqinë, vrasja e nënës së re. Policia greke ka bërë të ditur se piloti dhe specialistë kanë deshifruar gjuhën e folur nga një nga tre kriminelët, pak para se të largoheshin nga vila në Glika Nera, Atikë.

Sipas policisë, megjithëse flisnin mjaft mirë greqisht, një prej tyre ka thënë një fjali në gjuhën shqipe. Gjithashtu, shenja ADN nga këpucë janë gjetur në vendin e krimit, ndërsa policia greke ka lejuar të publikohet se janë shumë afër identifikimit të të paktën një nga tre kriminelët.

Vjedhja me vrasjen e egër të nënës 20-vjeçare pranë foshnjës, në 11 maj, ka tepër ngjashmëri me atë të qershorit 2018 në zonën Alepohori, në familjen e instruktorit dhe kolegut të pilotit. Madje, policia greke po heton nëse të dhënat për të ardhurat dhe gjendjen e mirë ekonomike të pilotëve rrjedhin nga dikush i punësuar në aeroportin e helikopterëve dhe avionëve privatë në Megara.


Të fundit

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi/ Një nga autorët foli shqip, gjenden shenja ADN-je

Të tjera detaje zbulohen nga krimi që tronditi Greqinë, vrasja e nënës së re. Policia greke ka bërë të...

Nis operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet

Inspektorati Kombëtar për Mbrotjen e Territorit ka njoftuar  sot nisjen e operacionit të shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet. Kësisoj, aksioni nis sot...

U vra nga vëllai, kjo është 58-vjeçarja që erdhi për pushime nga Gjermania

Diana Vukaj, 58-vjeçarja që u ekzekutua me armë zjarri nga i vëllai në banesën e saj në Shkodër kishte ardhur nga Këlni i Gjermanisë...

Java nis me vranësira dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale. Sipas Meteoalb,...

Rama uron ‘javë të mbarë’ me pamje të lagjes së re ‘Rilindja’ në Fushë-Krujë

Me pamje shumë të bukura, të bëra me dron, të lagjes së re rë rindërtuar në Fushë-Krujë, Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë të...

Lajme të tjera

Web TV