Vrasja e biznesmenit në Ksamil, u qëllua pranë shtëpisë nga 4 persona

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vritet me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz Memaj në Ksamil të Sarandës. Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë rrugës në spital. Dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë qëlluar drejt tij. Mema ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik në zonë.

Policia po heton në disa pista lidhur me shkakun e vrasjes, duke përfshirë shkaqe personale, larje hesapesh dhe problemet e vjetra që mund të ketë pasur.

“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Gramoz Memaj ishte nga Tepelena dhe njihej si biznesmen në zonën e Ksamilit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve të cilët deri më tani nuk janë identifikuar.


Të fundit

Vrasja e biznesmenit në Ksamil, u qëllua pranë shtëpisë nga 4 persona

Vritet me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz Memaj në Ksamil të Sarandës. Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka...

Fati yt i keq s’duhet të jetë dhe fati ynë i keq

Nga Plator Nesturi Vendimi se autoritetet greke kanë shtyrë vendimin për hapjen e kufirit greko-shqiptar deri më 14 qershor, mund të krijojë debate brenda selisë...

E vrau vëllai me armë/ 58-vjeçarja u gjet në dhomën e gjumit, kishte 2 ditë që ishte kthyer nga Gjermania

Sigurohen të tjera detaje në lidhje me vrasjen që trondit mbrëmë Shkodrën, ku një 53-vjeçar vrau me armë zjarri motrën e tij. Ngjarja ndodhi...

Basha, Kadilli, Harxhi e Shehaj, portretet e katër kandidatëve për kryetar të PD parë nga Facebook-u

Vera e re në fuçinë e vjetër Nga ROLAND QAFOKU Vërtetë Lulzim Basha nuk arriti të bëhet kryeministri i 34-t i shtetit shqiptar, por ai...

Lajme të tjera

Web TV