Aktorja e Hollivudit: Çdo femër është ngacmuar seksualisht të paktën një herë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Keira Knightley tha se ngacmimi seksual është një problem i madh dhe se nuk njeh asnjë grua që nuk e ka përjetuar të paktën një herë në jetë.

Teksa foli në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, aktorja britanike tha se situata është “dëshpëruese”.

Teksa u pyet nëse kishte përjetuar ndonjëherë ngacmim seksual, aktorja tha: Po! Dua të them, të gjithë ne e kemi përjetuar. Nuk njoh asnjë femër që nuk e ka përjetuar atë.

Knightley ka folur edhe më parë për sikletin e saj në xhirimin e skenave intime dhe se si femrat duhet të ishin filtruese.

Në intervistën e saj të fundit, nëna e dy fëmijëve, tha se tërheqja nga xhirimet e “The Essex Serpent” gjatë pandemisë i shërbeu asaj të kujdesej më shumë për fëmijët dhe se gjithashtu ishte ajo që e mbajti gjallë shpirtin e familjes gjatë izolimit.

Ne kemi një trampolinë në kopshtin tonë dhe vendosëm që të vishnim fustane, të vendosnim buzëkuq të kuq çdo ditë, të bënim flokët gërshet dhe të vendosnim krahët e zanave së bashku më vajzat.  

Mendova, e çfarë është qëllimi i gjithë këtyre gjërave të bukura kur jashtë është një situatë apokaliptike? Epo e rëndësishme është të ndihesh vërtet i lumtur për fëmijët.”, u shpreh ajo.

Knightley ka dy fëmijë, Edie dhe Delilah, me burrin e saj, James Righton, një muzikant dhe ish anëtar i grupit Klaxons. /MCN.Tv


Të fundit

Aktorja e Hollivudit: Çdo femër është ngacmuar seksualisht të paktën një herë

Keira Knightley tha se ngacmimi seksual është një problem i madh dhe se nuk njeh asnjë grua që nuk...

Vdes ushtari i fundit që mori pjesë në çlirimin e Aushvicit

Ka humbur jetën në moshën 98 vjeçare ushtari i fundit i mbijetuar sovjetik, i përfshirë në çlirimin e Aushvicit, David Dushman. Mediat e huaja bëjnë...

Gjenocidi/ Kriminelë lufte në Hagë, heronj në Ballkan

Udhëheqësit politikë në rajon vënë në dyshim gjenocidin e Srebrenicës. Një prokuror në Hagë bën thirrje për një rregullore për të ndëshkuar lavdërimin e...

Shkarkohet Voltana Ademi nga kryetare Shoqatës së Bashkive, ja kush e zëvendëson

Asambleja e jashtezakonshme Shoqates se Bashkive të vendit qe u zhvillua sot në Lezhe ka shkarkuar Voltana Ademin nga ky pozicion. Në vend të saj...

Vjehrri vrau dhëndrin në Tiranë, dalin pamjet nga kamerat e lokalit

Kudret Saliaj mbeti i vrarë ndërkohë që avokati i tij Adriatik Cama ish-prokuror i dosjes së 21 janarit u plagos pranë Gjykatës së Tiranës....

Lajme të tjera

Web TV