I sulmoi sepse ishin myslimanë, 20-vjeçari në Kanada vret 4 prej 5 anëtarëve të familjes

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Katër anëtarë të një familjeje myslimane u vranë në një sulm të një automjeti “të paramenduar” të dielën, tha policia kanadeze.

Sulmi ndodhi në provincën e Ontarios. Një djalë i moshës nëntë vjeç, i mbijetuari i vetëm i familjes, është në spital me dëmtime serioze. Një 20-vjeçar kanadez është akuzuar për katër akuza të vrasjes dhe një akuzë për vrasje në tentativë.

Sulmi ishte ndër më të këqinjtë kundër myslimanëve kanadezë, që kur gjashtë njerëz u vranë në një xhami të Quebec City në 2017. “Besohet se këto viktima ishin në shënjestër sepse ishin myslimanë” tha Det Supt Paul Uaight në një konferencë shtypi të hënën.

Policia po shikon akuzat e mundshme për terrorizëm, tha ai, duke shtuar se besohet se është një krim i urrejtjes.

Cilat janë detajet?

Viktimat ishin dy gra – të moshës 74 dhe 44 vjeçe – një burrë 46 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe. Një djalë nëntë vjeç ishte në spital me plagë të rënda, por jo të rrezikshme për jetën, tha policia.

Policia e quajti agresorin e pretenduar si Nathanial Veltman, 20 vjeç, nga Londra, Ontario. Ai u arrestua pa incidente në një qendër tregtare rreth 6 km (4.8 milje) nga vendi i krimit. Nuk dihet ende nëse i dyshuari ka lidhje me ndonjë grup urrejtjeje ndaj myslimanëve në shtetin kanadez. Policia tha se Veltman nuk kishte dënime të mëparshme.


Të fundit

I sulmoi sepse ishin myslimanë, 20-vjeçari në Kanada vret 4 prej 5 anëtarëve të familjes

Katër anëtarë të një familjeje myslimane u vranë në një sulm të një automjeti “të paramenduar” të dielën, tha...

Ky është 44-vjeçari që u vra nga shoku në Peqin

Ky është Ylber Xhahysa, 44-vjeçari i cili u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Peqin nga Leonard Bashaliu, 36 vjeç. Ngjarja është regjistruar...

“Mos na refuzoni shtëpinë tonë”, emigrantët shqiptarë në Greqi paralajmërojnë protestë

Komuniteti shqiptar në Greqi ka bërë thirrje për të gjithë emigrantët që të bashkohen për një protestë paqësore në orën 18:00 në sheshin “Sintagma”...

Zbardhen dëshmitë e vrasësve të Saliajt/ Picari: Të më falin nipërit dhe mbesat që i vrava babanë

Ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babain e saj Mexhit Picari, pasi në bashkëpunim ekzekutuan ish- bashkëshortin...

Braho: Nëse Kushtetuesja nuk e shkarkon, unë do t’i kërkoj falje Ilir Metës!

Spartak Braho deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkojë Ilir Metën nga detyra e presidentit të Republikës do t’i kërkojë falje atij....

Lajme të tjera

Web TV