Masakroi me sëpatë gruan dhe më pas vari veten/ Kunati i Qemal Bicit: Çifti pati shkuar mirë, kishin 35 vjet martesë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi Librazhdin ditën e djeshme, ku shtetasi Qemal Bici masakroi me sëpatë gruan e tij Menturie Bici dhe më pas u vetëvar.

Krimi i rëndë në familje ka shokuar banorët e zonës dhe këdo që e ka marrë vesh, ndërsa më e rëndë ngjarja ka qenë padyshim për fëmijët e çiftit, pasi njëri nga ata i ka gjetur prindërit të pajetë dhe është përballur i pari me situatën shokuese.

Gjithashtu në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe kunati i Qemal Bicit, Fatmir Faqolli. Ai shprehet se është i habitur për vrasjen, ndëersa shton se çifti nuk ka patur asnjë konflikt (ndryshe nga sa u raportua në media se ndër shkaqet e vrasjes ishte xhelozia mes tyre). Faqolli u shpreh për mediat se Qemal dhe Menturie Bici kishin 35 vjet martesë.

“Qemali s’ka qenë i dhunshëm fare. Patën shkuar mirë, edhe neve na erdhi si habi kur e dëgjuam. Ai ishte mosha ime, moshë e vjetër, te 60 vjeç. Për çfarë do kemi më xhelozi, jemi pleq, nuk e bëjnë të rinjtë atë e jo më ne pleqtë. Unë jam familjar, po derisa nuk di gjë, ç’të them? Nuk di asgjë. Unë po them u habita kur e mora vesh, erdha menjëherë, me një frymë. Thashë si ka mundësi, si ka mundësi të ndodhë kjo gjë? Asnjë problem, as sherr, të gjitha në rregull, me shtëpi në Tiranë, me shtëpi këtu. Të gjitha, pra. U habitëm, u habitëm.”, tha ai


Të fundit

Masakroi me sëpatë gruan dhe më pas vari veten/ Kunati i Qemal Bicit: Çifti pati shkuar mirë, kishin 35 vjet martesë

Një ngjarje e rëndë tronditi Librazhdin ditën e djeshme, ku shtetasi Qemal Bici masakroi me sëpatë gruan e tij...

Supergoli i Cikalleshit nuk mjafton/ Kombëtarja zhgënjen sërish, humb 3-1 në sfidën ndaj Çekisë (Video)

Pas barazimit ndaj Uellsit (0-0) Shqipëria është mposhtur nga Çekia me rezultatin 3-1, duke bërë hapa kryesisht në mbrojtje. Në fakt, ato që mund të...

Edy Reja e ‘bën rrugë’, trajneri rrëzohet sërish në ndeshjen ndaj Çekisë (Video)

Mesa duket trajnerit të Shqipërisë s’po i ndahen telashet dhe incidentet në fushë. Pak ditë pas incidentit me futbollistin e Uellsit, ku tekniku Edi...

Veto për negociatat/ Rama: Asgjë s’na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje nga Sofja për një zgjidhje mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut. Rama thotë se ku ka dëshirë...

Super goool/ ‘Çmendet’ Sokol Cikalleshi, trondit rrjetën e Çekisë nga 30 metra distancë (Video)

Sokol Cikalleshi ka shënuar një super-gol ndaj Çekisë. Futbollisti nga kavaja ka barazuar shifrat në sfidën ku kuqezinjtë ishin në disavantazh. Pjesa e parë u mbyll...

Lajme të tjera

Web TV