Rama vizitë në tre shtete, kthehet për shkarkimin e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama pas takimit dy ditor që zhvilloi në Turqi nuk është kthyer pas, por do të bëj edhe dy vizita të tjera në dy shtetet ngjitur, Hungari dhe Bullgari. Edhe pse nuk është bërë asnjë gjë publike nga takimi në Hungari, gjasa ka që kryeministri të jetë Budapest për interes të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian si dhe marrëveshjet ekonomike, arsimore dhe shëndetësore. Takmin në Hungari, kryeministri Edi Rama e ka bërë vetë publike në rrjetet e tij sociale, duke nënvizuar se është me ftesë të kryeministrit Viktor Orban, ndërsa ka shkruar se pas Hungarisë do të jetë në Bullgarti. Në njoftim kreu i qeverisë tregon fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa thekson se Hungaria mbetet mbështetëse e palëkundur në integrimin e Shqipërisë. Mësohet se në fokus të takimeve do të jetë procesi i integrimit europian dhe marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve. Ndërkaq, kreu i qeverisë shqiptare do të vijojë takimet në Bullgari. “Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur“, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Takimet në Turqi

Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i vendit Edi Rama ka diskutuar rreth planeve për ndërtimin e një fabrike me 7 lloje vaksinash anti-COVID në Shqipëri. Shefi i mazhorancës ka ndarë në faqen zyrtare takimin që ka zhvilluar distributorin e vaksinës kineze “Sinovac”, Canturk Alagöz. Po ashtu është gjatë takimeve dhe diskutimeve Rama ka marrë garanci për çeljen e Universitetit Teknik të Stambollit si dhe dronët superinteligjent për kontrollin e territorit. Nga takimi me Presidentin Erdogan u shpërndanë vetëm foto, ndërsa Rama u kujdes të sqaronte se nuk bëhet fjalë për dronë ushtarakë, por për kontrollin e territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, etj. Për fabrikën e vaksinave shkroi edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa ai i Rindërtimit, Arben Ahmetaj mori mbështetje nga homologu turk për vazhdimin e punëve, ku Turqia ndërton banesa në disa zona të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, mori garanci për çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit, ndërsa është në plan edhe fakulteti i ardhshëm i mjekësisë dhe infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial të Fierit.

Lexo edhe :  3 shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Kthimi i Ramës për Metën

Kryeministri Edi Rama do të rikthehet në Tiranë ditën e mërkurë, para seancës plenare ku pritet të votohet edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Më 28 maj Komisioni Hetimor miratoi në mënyrë unanime raportin për verifikimin e shkeljeve të presidentit Ilir Meta. Raporti i ka kaluar tanimë Parlamentit dhe pritet që të mërkurën deputetët të shprehen me votë për shkarkimin ose jo nga detyra të kreut të shtetit.

Të fundit

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Lajme të tjera

Web TV