Sillte balerinat nga Europa në Tiranë për 10 mijë euro, dënohet mashtruesi francez

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një shtetas francez është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me katër vite burgim, pasi kishte mashtruar se do të sillte balerina nga Kuba ose Evropa Lindore për një hotel shumë të njohur në Tiranë.

Burime për gazetaren Anila Hoxha thanë se Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, i cili ka nisur hetimin e ngjarjes që prej vitit 2019, shpalli pretencën sot dhe po ashtu kërkoi katër vite burg.

Historia

Francezi 43-vjeçar, që akuzohet për mashtrim, ka komunikuar drejtpërdrejtë me menaxherin e hotelit të njohur në tiranë dhe i kishte kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh për sjelljen e balerinave nga Europa. Si fillim ata i kanë dhënë 6 mijë euro dhe 4 mijë të tjera do t’i jepeshin pasi të mbërrinin balerinat. Paratë janë dhënë në mënyrë legale, me deklaratë noteriale.

Por në momentin që ata kanë kuptuar se francezi po e shmangte punën e tij, ata kanë kërkuar kthimin e parave mbrapsht, por ai ka kundërshtuar. Kështu ata kanë vendosur të bëjnë kallëzim dhe kanë nisur hetimet.

Në përfundim të të gjithë hetimeve ka rezultuar se shtetasi francez ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit shumën prej 6 mijë euro.


Të fundit

Lufta kundër grupeve kriminale/ Arrestohen 800 persona, konfiskohen 32 tonë drogë

Autoritetet për zbatimin e ligjit njoftuan sot se një operacion global, i realizuar përmes një platforme të koduar të...

Qëlloi me shuplakë Presidentin Macron, ja çfarë tha autori

Ende ka dyshime për motivet që çuan në incidentin në Drome mes Presidenti të Francës, Emmanuel Macron dhe autorit që e qëlloi me shuplakë. Djali...

37-vjeçarja sjell në jetë 10 fëmijë me një lindje

Një lindje e pazakontë është regjistruar në Afrikën e Jugut. Në provincën Gauteng një grua 37 vjeç, Gosiame Thamara Sithole, ka sjellë në jetë...

Sillte balerinat nga Europa në Tiranë për 10 mijë euro, dënohet mashtruesi francez

Një shtetas francez është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me katër vite burgim, pasi kishte mashtruar se do të sillte balerina nga Kuba ose...

Braçe publikon memorandumin e SHBA për korrupsionin: E ka me të korruptuarit

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka publikuar një pjesë e memorandumit të SHBA për luftën kundër korrupsionit. Përmes një postimi në rrjetin e të tij social Facebook,...

Lajme të tjera

Web TV