U masakrua nga burri me sëpatë/ Kjo është Lumturie Bici, nëna e katër fëmijëve që u vra dje në Librazhd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sigurohet fotoja e Lumturie Bicit, 50-vjeçarja e cila u gjet e vdekur pasditen e djeshme në Librazhd, pasi u vra nga bashkëshorti. Ngjarja u regjistrua në Dragostunjë ku Qemal Biçi, 59-vjeç qëlloi me sëpatë gruan e tij dhe më pas vari veten në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes çiftit, ku situata agravoi, ndërsa burri mori më pas sëpatën dhe qëlloi gruan e tij në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Më pas 59-vjeçari ka dalë nga banesa dhe në pjesën e pasme të saj është vetëvarur në një pemë.

Çifti kishin 4 fëmijë dhe trupat e pajetë u gjetën nga djali 20-vjeçar, i cili ka parë prindërit e vdekur kur ka mbërritur në shtëpi, ndërsa ka lajmëruar dhe policisë.

3 fëmijët e tjerë të çiftit jetojnë jashtë shtetit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit brenda familjes.

20-vjeçari sapo vajti në shtëpi nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa të atin të varur në pemë.

Qershori ka nisur i përgjakur, ku në 8 ditët e para janë regjistruar 8 viktima, prej të cilave 3 janë krime në familje.

Kujtojmë se dy net më parë një tjetër krim në familje u zbulua, ku vëllai Fabian Vukaj vrau motrën e tij Diana Vukaj në Shkodër, e cila sapo ishte kthyer nga Gjermania, pas një konflikti për pronësinë.

Ndërsa 4 ditë më parë vjehrri Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliajn pranë gjykatës në Tiranë, me pretekstin se po mbronte nderin e vajzës, pas çifti ishte në proces divorci.

Të fundit

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa...

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po...

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit të tretë të BBVA, në...

Lajme të tjera

Web TV