Zbardhen dëshmitë e vrasësve të Saliajt/ Picari: Të më falin nipërit dhe mbesat që i vrava babanë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babain e saj Mexhit Picari, pasi në bashkëpunim ekzekutuan ish- bashkëshortin e saj Kudret Saliaj, janë zbardhur dëshmitë e tyre para Gjykatës.

33-vjeçarja ka deklaruar se nuk ishte në djeni lidhur me vrasjen në të kundërtën ajo s;do ta lejonte kurrë të pandehurin të vriste babain e fëmijëve të saj.

“Atë ditë isha për gjykatë. S’e dija që babi do bënte vrasje. S’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi, s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, mësohet të ketë thënë Dhurata në sallën e gjyqit.

Nga ana tjetër Mexhit Picari ka kërkuar ndjesë dhe falje për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj , kur Gjykata njoftoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës”, është shprehur Picari.

 


Të fundit

“Mos na refuzoni shtëpinë tonë”, emigrantët shqiptarë në Greqi paralajmërojnë protestë

Komuniteti shqiptar në Greqi ka bërë thirrje për të gjithë emigrantët që të bashkohen për një protestë paqësore në...

Zbardhen dëshmitë e vrasësve të Saliajt/ Picari: Të më falin nipërit dhe mbesat që i vrava babanë

Ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babain e saj Mexhit Picari, pasi në bashkëpunim ekzekutuan ish- bashkëshortin...

Braho: Nëse Kushtetuesja nuk e shkarkon, unë do t’i kërkoj falje Ilir Metës!

Spartak Braho deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkojë Ilir Metën nga detyra e presidentit të Republikës do t’i kërkojë falje atij....

Vrau 45-vjeçarin në Peqin, autori: Para 5 vitesh më ka gjuajtur me grusht

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar mëngjesin e sotëm në Peqin, ku ka mbetur i vrarë një 45-vjeçar. Leonard...

Nën akuzë për vrasjen e Kudret Saliaj, gjykata merr vendimin për babë e bijë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Mexhit Picarin dhe vajzen e tij, Dhurata, Saliajn, ne lidhje me vrasjen e Kudret...

Lajme të tjera

Web TV