Bllokimi i pasurive nga Joe Biden/ Artan Hoxha thumbon Berishën: Banorë të Gjirit të Lalëzit kujdes…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një urdhër ekzekutiv i Presidentit Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshin tashmë edhe Shqipërinë dhe zgjeron objektin e saj, duke përfshirë personat që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike ka shkaktuar debate të forta në Shqipëri.

Ky vendim i presidentit amerikan vjen në një kohë kur DASH shpalli si person “Non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Ky vendim është komentuar dhe nga gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha. Ai thekson se SHBA ka një ves të keq se veç shpalljes si person i padëshirueshëm të than edhe burimet financiare.

“Xhaxha Semi ka një “ves” te keq, para se të fusë në rreth të kuq, të than burimet financiare, që të mos kesh mundësi të sillesh vërdallë. Me pas të izolon nga burimet njerëzorë dhe po iu desh, të “avullon” dhe burimet ujore… Në fund te fundit prandaj quhet perandoria e kohëve moderne… Mirë që të fusin në listën e zezë “non grata”, por të lenë dhe avokatin Maître Claude Benjamin Mizrahi, pa i paguar faturën. Prandaj “banorë” të Gjirit të Lalzit, kujdes rrënjët e ullirit treqindvjeçar në bahçe!!! Kanë filluar t’i zverdhen gjethet!!! Pasi gërmoni afër rrënjëve të tij, mos harroni ta vadisni me ujë…. Kampionati vazhdon…”, shkruan Artan Hoxha në rrjetet sociale.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV