Britania i dhuron Shqipërisë super pajisjen që zbulon drogën/ Ja si funksionon me anë të rrezeve (Foto)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe, në kuadër të bashkëpunimit që kanë autoritetet doganore me Border Force International. Në kuadër të kësaj vizite Autoritetet e Border Force International i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”, në funksion të luftës kundër trafiqeve të paligjshme.

Agilent Technologies udhëheq industrinë me instrumente të fuqishëm që ofrojnë aftësinë për të konfirmuar dhe vlerësuar mijëra substanca narkotike.

Por si funksionon?

Analizuesi i substancave të ndryshme quhet “Handheld Raman” dhe identifikon mijëra substanca narkotike dhe kimike që mund të jenë të paketuara në materiale të ndryshme. Me pak fjalë me anë të kësaj pajisje, pakot e dyshuara nuk kanë nevojë që të hapen, por me një skanim të thjeshtë të “Raman”, mund të zbulohet çfarë ka brenda tyre.

Raman  i prodhuar nga kompania gjigante “Agilent” mundëson identifikimin e shpejtë të eksplozivëve, narkotikëve, kimikateve toksike industriale, agjentëve kimikë të luftës dhe materialeve të tjerë edhe përmes kontejnerëve të mbyllur e të paqartë për tu zbuluar me sy të lirë.


Të fundit

Britania i dhuron Shqipërisë super pajisjen që zbulon drogën/ Ja si funksionon me anë të rrezeve (Foto)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së...

Komuniteti LGBT kërkon heqjen e fjalës ‘nënë’/ Jul Deda kategorikisht kundër tyre: Pa nënën s’ka jetë!

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda është shprehur kategorikisht kundër kërkesës se komunitetit LGBT që termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi, dhe në...

KPP dhe Universiteti i Tiranës nëshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Myzyri: Synohet krijimi i një…

Komisioni i Prokurimit Publik dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për përforcimin e njohurive, nëpërmjet një cikli trajnimesh dhe konsultimesh për...

Greqia tregohet ‘zemërgjerë’ me Shqipërinë, i dhuron 20 mijë vaksina anticovid

Greqia do t’i dhurojë vendit tonë 20 mijë vaksina anticovid. Ambasada shqiptare në vendin fqinj ka bërë të ditur lajmin. “Greqia i dhuron Shqipërisë 20...

“Më ka paragjykuar mësuesja ime”/ Fjoralba Ponari zbulon se është bullizuar për origjinën

Fjoralba Ponari është kthyer në një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Bukuroshja e cila sapo ka mbyllur një sezon të suksesshëm nën...

Lajme të tjera

Web TV