Gripi i shpendëve/ Ja tre vatrat në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht masave parandaluese të marra, pasi gripi  i shpendëve mbërriti në vendet fqinje, H5N8 ka depërtuar edhe në Shqipëri. Mbrëmjen e së martës, Ministria e  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar tri rastet e  para të identifikuara në shpendë të oborrit në tri zona: Fushë-Krujë, Dajt dhe Bujan. Pasi janë eliminuar rastet e konfirmuara, bashkë me ato  të dyshuara, ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë kanë hartuar një paketë masash për  ndalimin e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi.

Organizata  Botërore e Shëndetit të Kafshëve ka sinjalizuar  Ministrinë e Bujqësisë dhe  Zhvillimit Rural për vëmendje të shtuar ndaj këtij virusi,  pasi preku disa vende të rajonit e më gjerë. Kjo bëri që  ministrja Milva Ikonomi me grupin e ekspertëve të hartonin një plan masash, të cilat  nuk arritën ta mbanin Shqipërinë të izoluar ndaj H5N8.  “Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë për mediat mbi masat e marra para se të konstatoheshin rastet e para. Tanimë, masat parandaluese janë të tjera dhe më strikte.

“Në vijim, Urdhri i ministrit ndalon në rang kombëtar  tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Lejohet lëvizja e shpendëve me  destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë  shëndetësore veterinare”, cit-ohet në njoftimin ku nënvizohet se produktet dhe nën- produktet e shpendëve të  prekur nuk paraqesin rrezik  për shëndetin e konsumatorëve. Sidoqoftë, rekomandohet respektimi i higjienës  dhe gatimi në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV