I vendos eksploziv biznesit, arrestohet 34-vjeçari

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një sasi lënde eksplozivi është vendosur në një objekt biznesi në Durrës. Policia ka arrestuar autorin që ka vendosur lëndën eksplozive si dhe menaxherin e lokalit në pronësi të tij, të cilit i është gjetur një armë në makinë.

Gjatë kontrolleve është vënë nën hetim edhe vëllai i autorit të ngjarjes, pasi në banesën e tij është gjetur një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që sipas policisë bien ndesh me vendimin e gjykatës.

“Vendosi lëndë eksplozive në një objekt biznesi, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Vihet në pranga edhe menaxheri i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në mjetin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në vijimësi të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë dhe shtetasi B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit në pronësi të shtetasit G. M., pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Shijak iu gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit G. M., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”; në ngarkim të shtetasit B. Z., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit “dhe në ngarkim të shtetasit A. M. për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, njofton policia.

Lexo edhe :  Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet se i përket ish-shefit të antidrogës

 


Të fundit

I vendos eksploziv biznesit, arrestohet 34-vjeçari

Një sasi lënde eksplozivi është vendosur në një objekt biznesi në Durrës. Policia ka arrestuar autorin që ka vendosur...

Çuçi nga Turqia: Do kapim shkelësit e ligjit në Shqipëri

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka ndarë foto gjatë vizitës së tij në Turqi në kompaninë e prodhimit të dronëve që do të sillen...

Qeveria e Kosovës miraton heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim Marrëveshjen Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për...

Urdhri i Biden: Bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA për persona që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Presidenti Amerikan Joe Biden nxori një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes...

Zyrtare/ Ja vendi i parë në botë që legalizon Bitcoin

Parlamenti i El Salvadorit miratoi projekt-ligjin nga Presidenti Nayid Bukele, për të legalizuar bitcoin, duke u bërë kështu vendi i parë në botë që...

Lajme të tjera

Web TV