Ja qyteti më i mirë në botë për të jetuar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

 Okland në Zelandë të Re, është shpallur qyteti më i mirë në botë për të jetuar. Departamenti për hulumtime në gazetën The Economist, ka renditur 140 qytete bazuar në faktorë si: stabiliteti, infrastruktura, edukimi dhe qasja në kujdes shëndetësor.


Mirëpo pandemia e koronavirusit ka dalë të jetë faktor tejet i rëndësishëm në renditjen e këtij viti. Kjo i bie që shtetet evropiane kanë rënë më poshtë në listë, ndërsa ato në Australi, Japoni dhe Zelandë të Re janë ngritur lart.

Këto vende janë përgjigjur shpejt ndaj valëve të pandemisë dhe kanë qenë në gjendje të ulin numrin e rasteve dhe të heqin më shpejt kufizimet në lëvizje.

Okland kryesoi listën e ndjekur nga Osaka në Japoni, Adelaide në Australi, Ëellington në Zelandën e Re dhe kryeqyteti japonez Tokio. Asnjë qytet i Mbretërisë së Bashkuar nuk bëri dhjetëshen e parë.

Ndërkohë, vendet e Bashkimit Evropian, patën një fillim të ngadaltë të shpërndarjes së vaksinave dhe shumë shtete anëtare imponuan bllokime të ashpra të cilat dëmtojnë performancën e tyre në studimin e këtij viti.

Vjena, për shembull, ra nga vendi i parë në 12-të. Kryeqyteti austriak kishte udhëhequr listën për disa vjet, zakonisht i lidhur në krye me Melburnin.

Por Hamburgu në Gjermaninë veriore pati rënien më dramatike – duke rënë 34 vende në të 47-in.

Ky trend u motivua nga një “stres në burimet spitalore” të cilat studimi tha se ishte rritur për shumicën e qyteteve gjermane dhe franceze, duke rezultuar në një “rezultat të përkeqësuar të kujdesit shëndetësor”.

Masat e bllokimit dhe kufizimet në lëvizje gjithashtu ulën jetueshmërinë e përgjithshme, tha studimi.

Damasku mbetet qyteti ku jeta është më e vështirë, kryesisht për shkak të luftës civile të vazhdueshme të Sirisë. Shumë prej qyteteve që renditën dobët janë dëmtuar nga konflikti, i cili ka ushtruar presion në sistemin dhe infrastrukturën e tyre shëndetësore.

Dhjetë qytetet më të jetueshme në 2021

Okland, Zelanda e Re

Osaka, Japoni

Adelaide, Australi

Uellington, Zelanda e Re

Tokio, Japoni

Perth, Australi

Cyrih, Zvicër

Gjenevë, Zvicër

Melburn, Australi

Brisbane, Australi

Dhjetë qytetet më pak të jetueshme në 2021

Damask, Siri

Lagos, Nigeri

Port Moresby, PNG

Daka, Bangladesh

Algjer, Algjeri

Tripoli, Libi

Karaçi, Pakistan

Harare, Zimbabve

Douala, Kamerun

Karakas, Venezuelë./ MCN.Tv

Të fundit

Ja qyteti më i mirë në botë për të jetuar

 Okland në Zelandë të Re, është shpallur qyteti më i mirë në botë për të jetuar. Departamenti për hulumtime...

Ja çfarë zbulojnë qente kur na shohin në fytyre?

Qentë mund të jenë shumë të mirë në krijimin e kontaktit me sy, madje edhe në leximin e emocioneve. Por çfarë ndodh kur një qen...

Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i infektimeve, ja sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse...

“Shkëlqesia e tij u shkarkua nga Kuvendi”/ Gazetari Hoxha ironizon Metën: Jeta vazhdon

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar dy foto në rrjetin e tij social facebook, pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, për të shkarkuar nga detyra...

Bllokimi i pasurive nga Joe Biden/ Gazetari Artan Hoxha thumbon Berishën: Banorë të Gjirit të Lalëzit kujdes…

Një urdhër ekzekutiv i Presidentit Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në...

Lajme të tjera

Web TV