KPP dhe Universiteti i Tiranës nëshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Myzyri: Synohet krijimi i një…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Komisioni i Prokurimit Publik dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për përforcimin e njohurive, nëpërmjet një cikli trajnimesh dhe konsultimesh për stafin e Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe zbatimin e politikave të përbashkëta për rekrutimin e studentëve ekselentë në Komisionin e Prokurimit Publik.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua në përfundim të punës së nisur rreth 9 muaj më parë.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri theksoi se kjo marrëveshje vjen jo vetëm si një plotësim i rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë me anë të Rezolutës së 3 qershorit 2021, por edhe si plotësim i një prej objektivave tepër të rëndësishëm të vendosur nga KPP-ja.

“Me anë të kësaj marrëveshje synohet të krijohet një platformë e qëndrueshme zhvillimi profesional, fillestar dhe periodik për punonjësit e Komisionit të Prokurimit Publik, edhe në nivel Master në fushën e prokurimeve”, tha Myzyri.

Sipas kreut të KPP, Myzyri në të ardhmen është e nevojshme ndërhyrja në legjislacion, ku vetëm zyrtarët që disponojnë Master të jenë nëpunës në fushën e prokurimeve.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në fjalën e tij vlerësoi impenjimin e kryetarit të KPP-së për gjithë vullnetin e tij të veçantë kundrejt bashkëpunimit institucional, rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencës mes studiuesve dhe pedagogëve të universitetit të Tiranës dhe punonjësve të KPP-së.

Sipas rektorit Hoxha kjo marrëveshje është një mundësi e mir për studentet e universitetit të Tiranës për kryerjen e praktikës mësimore dhe intershipeve pranë Komisionit të Prokurimit Publik.


Të fundit

KPP dhe Universiteti i Tiranës nëshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Myzyri: Synohet krijimi i një…

Komisioni i Prokurimit Publik dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për përforcimin e njohurive, nëpërmjet një...

Greqia tregohet ‘zemërgjerë’ me Shqipërinë, i dhuron 20 mijë vaksina anticovid

Greqia do t’i dhurojë vendit tonë 20 mijë vaksina anticovid. Ambasada shqiptare në vendin fqinj ka bërë të ditur lajmin. “Greqia i dhuron Shqipërisë 20...

“Më ka paragjykuar mësuesja ime”/ Fjoralba Ponari zbulon se është bullizuar për origjinën

Fjoralba Ponari është kthyer në një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Bukuroshja e cila sapo ka mbyllur një sezon të suksesshëm nën...

Emrat/ Kush janë 7 deputetët që refuzuan shkarkimin e Ilir Metës, ja kush votoi kundër

Kuvendi votoi sot shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta me 104 vota, pro ndërsa 7 deputetë votuan kundër. Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi...

Zbulohen detaje te reja/ Ja si tradhtonte Bill Gates

Bill Gates shkonte në punë me një makinë të markës Mercedes, ndërsa gjysmë ore më vonë dilte nga objekti me një makinë tjetër, Porsche....

Lajme të tjera

Web TV