Kuvendi shkarkon nga detyra Metën, reagon presidenca: Vendimi antikushtetues

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenca ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi, e ka cilësuar vendimin antikushtetues

“Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër!

Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit.

Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl!

Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar.

Një ftesë e sinqertë edhe për kolegët gazetarë: Merruni me gjëra serioze, zbardhjen, hetimin e plotë dhe dënimin e krimeve zgjedhore” shkruan Blushi.

 


Të fundit

Kuvendi shkarkon nga detyra Metën, reagon presidenca: Vendimi antikushtetues

Presidenca ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi, e ka cilësuar vendimin...

Policia i ngriti kurth, ja trafikanti që ndihmoi pa dashje në arrestimin e qindra kriminelëve

Më shumë se 800 kriminelë në të gjithë botën janë arrestuar pasi autoritetet kanë arritur të përgjojnë bisedat e tyre falë një aplikacioni të...

Për herë të parë në histori! Kuvendi i Shqipërisë shkarkon Presidentin

Ilir Meta është i pari President i Republikës në historinë e Shqipërisë që shkarkohet nga Kuvendi. Deputetët kanë votuar sot pas një seance plenare të...

Videot në Tik Tok “e larguan nga detyra”/ Ja gjyqtarja që zëvendëson Enkeleda Kapedanin

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka komanduar në krye të gjykatës së Elbasanit, gjyqtaren Matilda Fetau. Fetau është komanduar në krye të Gjykatës së Elbasanit pas...

Ja kush merr detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit

Kreshnik Ajazi ka marrë zyrtarisht sot detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit. Në mbledhjen e sotme, prezent kanë qenë drejtori i policisë së qarkut si dhe...

Lajme të tjera

Web TV