Miratohet vendimi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave, ka vendosur në mbledhjen e sotme miratimin e marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare.

Ky vendim merret për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dy anët e kufirit, aq më tepër për sezonin turistik që tashmë thuajse ka filluar.

Më herët e njëjta procedurë është ndjekur me Kosovën.

VENDIMI I PLOTË

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËR NGRITJEN E PIKAVE TË PËRBASHKËTA TË KALIMIT KUFITAR NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Të fundit

Miratohet vendimi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

Këshilli i Ministrave, ka vendosur në mbledhjen e sotme miratimin e marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, për ngritjen e...

U gjet i vdekur në Ulqin, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti drogës: Një humbje e madhe për ne

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar në lidhje gjetjen e trupit të pajetë rë ish-shefit të anti drogës në Ulqin, Rudolf Doci Elezoviç, i cili...

Aksident i rëndë në Sukth/ “BMW-ja” përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Sukth të Durrësit, me pasojë vdekjen e një personi. Policia njofton se një mjet tip “BMW”,...

Britania i dhuron Shqipërisë super pajisjen që zbulon drogën/ Ja si funksionon me anë të rrezeve (Foto)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe, në kuadër të bashkëpunimit...

Komuniteti LGBT kërkon heqjen e fjalës ‘nënë’/ Jul Deda kategorikisht kundër tyre: Pa nënën s’ka jetë!

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda është shprehur kategorikisht kundër kërkesës se komunitetit LGBT që termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi, dhe në...

Lajme të tjera

Web TV