“Non grata”, Berisha bëhet çështje në Uashingon

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Një muaj pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit, ka ardhur reagimi i parë nga Uashingtoni. Ka qenë kongresmeni republikan Lee Zeldin, i cili një ditë pasi pyeti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mbi vendimin për të shpallur “non grata” ish- kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione më të detajuara mbi këtë vendim. Ai i është drejtuar ndihmës sekretar i përkohshëm Durakoglu, ku thotë se Berisha ka pasur gjithmon një marrëdhënie të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka kërkuar akses në gjithë informacionin e DASH që arriti në atë vendim. “Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur. Duke ndjekur mundësinë për diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken, gjatë një seancë dëgjimore në komisionin i punëve të jashtme, kërkoj akses në të gjithë informacionin e DASH në bazë të të cilës u mbështet për këtë vendim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detjuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë cështje”, thuhet ndër të tjera në letrën që kongresmeni amerikan i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Një ditë më parë, gjatë një seance të mbajtur online nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA, kongresmeni Zeldin që kërkoi Sekretarit Amerikan të Shtetit, informacione specifike për vendimin e papritur ndaj Berishës. Ai theksoi se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.

Vendimi i Blinken

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara Sali Berishës dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha, djalit Shkëlzen dhe vajzës Argita Berisha Malltezi. Njoftimin e dha Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken. “Veprimet korruptive të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi Blinken në Tëitter.

Lexo edhe :  Kejvina Kthella feston ditëlindjen në Dubai me të dashurin, detajet

Reagimi i Berishës

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar vetëm një herë pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken. Në një konferencë të gjatë për shtyp Berisha tha se është lidhur me avokatin e tij në Francë për të hedhur në gjyq Blinken. Berisha akuzoi Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken se ka shpifur dhe ka përgënjeshtruar personalitetin e tij pasi sipas Berishës, ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aferë korruptive në të gjitha vitet e pushtetit. “Jam këtu për t’ju informuar për një vendim të pazakontë por të rëndësishëm. Dje Sekretari i Shtetit në mënyrën më shpifëse ka bërë vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën politike, që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, dhe gjeri ditën e djeshme nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë që unë kam qenë i implikuar në një afere të zakonshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim që të ngrejë ndaj z. Blinken padi direkte për shpifje publike”, tha Berisha. Ish-kryeministri e quajti Blinken autor të një montazhi politik vetëm për ta dëmtuar. Berisha tha se sipas konsultimeve me avokatin e tij, Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet prandaj e hodhi në gjyq në mënyrë që të dënohet nga gjykata e Parisit. Sipas ish-kryeministrit është shumë rëndësishme dhe thelbësorë dinjiteti i tij në këtë çështje. “Imuniteti sot vlerësohet nga gjykatat në një mënyrë relative, çka do të thotë se sekretari Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale në ushtrimin e funksionit, por duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autori i një komenti dhe montazhi politike për të më dëmtuar mua, kjo nuk hyn në funksionet e një ministri. Pra sipas avokatit tim që unë kam konsultuar zoti Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet, ndaj dhe do ta padis dhe do të dënohet nga gjykata e Parisit në të cilën është ngritur padia nga avokati im. Çështja e dinjitetit është çështja më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjitetin ti e zhvlerëson atë për vetën e tij, familjen dhe miqtë dhe komunitetin ku jeton”, u shpreh ai.

 


Të fundit

“Non grata”, Berisha bëhet çështje në Uashingon

Nga Fernada Cenko Një muaj pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit, ka ardhur...

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2021

Dashi Nëse keni lidhje me ndonjë profesion terapeutik, ju mund të bëni një zbulim të çuditshëm në lidhje me fushën e shëndetit sot. Këtë zbulim...

Dy vëllezërit i vranë babanë para syve, trondit vajza nga Dibra: Sa herë dal në ballkon…

Dy muaj më parë dy vëllezërit Altin e Mehmet Mera, nga fshati Luzni, i Dibrës ekzekutuan me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, Xhetan Koneshën....

Masakroi me sëpatë gruan dhe më pas vari veten/ Kunati i Qemal Bicit: Çifti pati shkuar mirë, kishin 35 vjet martesë

Një ngjarje e rëndë tronditi Librazhdin ditën e djeshme, ku shtetasi Qemal Bici masakroi me sëpatë gruan e tij Menturie Bici dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV