Parlamenti Europian miraton “pasaportën e gjelbër” për Covid -19

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Parlamenti Europian miraton të ashtuquajturën “pasaportë të gjelbër” me 546 vota pro. Eurodeputetët përfunduan punën legjislative për certifikatën digjitale të Bashkimit Europian për të lehtësuar lëvizjet brenda bllokut.

Kjo certifikatë do të jetë në dispozicion në formë digjitale ose letër dhe do të ketë një kod QR që tregon se personi është vaksinuar (me vaksina të miratuara nga OBSH),  ka një test negativ, ose është rikuperuar nga Covid -19.

Certifikata nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi. Gjatë negociatave midis institucioneve, eurodeputetët miratuan një marrëveshje që përcakton se shtetet e BE nuk do të mund të vendosin kufizime të mëtejshme udhëtimi për personat që kanë certifikatat, si karantina, vetë-izolimi ose testimi, përveç nëse ato janë të nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik.

Vendet e BE duhet  të sigurojnë që testet të jenë të përballueshme dhe gjerësisht të disponueshme. Me kërkesë të Parlamentit, Komisioni është zotuar të japë 100 milion euro nga instrumenti i Ndihmës së Emergjencës për të lejuar Shtetet Anëtare të blejnë teste për lëshimin e certifikatave  në BE.


Të fundit

Parlamenti Europian miraton “pasaportën e gjelbër” për Covid -19

Parlamenti Europian miraton të ashtuquajturën “pasaportë të gjelbër” me 546 vota pro. Eurodeputetët përfunduan punën legjislative për certifikatën digjitale...

28-vjeçarja ‘lufton’ me krokodilin për të shpëtuar motrën binjake nga kafshimi i rrezikshëm

“Lufta” me krokodilin ishte e vetmja mundësi për të shpëtuar motrën e saj binjake nga kafshimi më i rrezikshëm në botë dhe 28-vjeçarja Georgia...

Shkarkimi i presidentit/ Rama: Meta ka humbur të gjitha shanset për t’u kthyer në binarë!

Kryeministri Edi Rama ka listuar argumentet sipas tij pse duhet shkarkuar presidenti Ilir Meta. “Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ka shembur institucionin e...

Zjarr në spitalin e Covid, humbin jetën 3 persona

Tre persona kanë mbetur të vdekur pas një zjarri që shpërtheu në një spital rus. Zjarri shpërtheu në orët e para të së mërkurës...

U kap me 41 mijë euro në Kakavijë, arrestohet 30-vjeçari

Policia Kufitare në Kakavijë, me qëllim të parandalimit të paligjshmërisë, ka evidentuar sot një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Me këtë rast...

Lajme të tjera

Web TV