Qeveria e Kosovës miraton heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim Marrëveshjen Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, tha se kjo projektmarrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ka për qëllim heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm të të dy palëve nënshkruese.

Ai sqaroi se heqja e lejes së përkohshme me Shqipërinë nënkupton largimin e kritereve të parapara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm.

“Heqja e lejes së përkohshme, sipas kësaj marrëveshje, nënkupton largimin e kritereve të parapara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm.

Leje qëndrimi i përkohshëm, sipas kësaj marrëveshje, nënkupton pajisjen me lejeqëndrim të përkohshëm për të huajt me afat 5-vjeçar.

Përmes kësaj marrëveshje, palët nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm në territorin e palës tjetër duhet të plotësojnë formularin për lajmërim, ku në këtë rast, ministria përkatëse e Punëve të Brendshme, obligohet që në afat prej 30 ditësh të pajisë me leje qëndrimi shtetasin e palës tjetër që ka lajmëruar leje qëndrimin.

Në këtë mënyrë shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm, mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në 5 vjet për ndonjërën nga arsyet në vijim: për bashkim familjar, arsim parauniversitar dhe arsim i lartë, kërkime shkencore, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz, migrantët dhe të huajt”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot edhe nismën për amandamentimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Krushevë (Dragash) – Shishtavec (Kukës) dhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Rregullimin e Regjimit të Trafikut Lokal të Kufirit.

Të fundit

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur....

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

Lajme të tjera

Web TV