Urdhri i Biden: Bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA për persona që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti Amerikan Joe Biden nxori një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Ky urdhër i publikuar sot në 8 qershor përfshin ish-vendet e Federatës Jugosllave dhe Shqipërinë. Sipas Biden gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve, që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.

“Duke qenë se situata në territorin e ish Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perendimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim i pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në urdhrin e firmosur nga Biden.

Sipas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Biden, përfshihen personat që kontribuojnë në kërcënimin e paqes, sigurisë, stabilitetit ose integritetit territorial të çdo zone ose shteti, përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim përshëndeti urdhërin e Biden duke shkruar në profilin e saj zyrtar në Twitter se:Lufta ndaj korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.


Të fundit

Urdhri i Biden: Bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA për persona që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Presidenti Amerikan Joe Biden nxori një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon bllokimin e...

Zyrtare/ Ja vendi i parë në botë që legalizon Bitcoin

Parlamenti i El Salvadorit miratoi projekt-ligjin nga Presidenti Nayid Bukele, për të legalizuar bitcoin, duke u bërë kështu vendi i parë në botë që...

SPAK kërkon konfiskimin e disa pasurive të Dritan Dajtit

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskim i disa pasurive të Dritan Dajtit. Raportohet se kërkesa është bërë në bazë të OFL. Ndërkohë, pritet që kërkesa...

Kuvendi voton për shkarkimin e tij, Meta ‘feston’ në Presidencë me Ansamblin e Dibrës

Ndërsa Parlamenti pritet të votojë sot për raportin e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit vijon pa shqetësime...

Ndërtoi ilegalisht në tokën shtetërore, arrestohet 45-vjeçari në Mallakstër

Një person është arrestuar nga policia pasi është kapur duke ndërtuar pa leje në një tokë shtetërore. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e...

Lajme të tjera

Web TV