Vasilika Hysi thirrje deputetëve: Votoni pro për shkarkimin e Metës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarja e Komisionit Hetimor për Shkarkimin e presidentit, Vasilika Hysi renditi disa prej shkeljeve që ka bërë sipas maxhorancës Ilir Meta.

Gjatë fjalës së saj teksa renditi disa nga këto shkelje, Hysi iu bëri thirrje kolegëve që të votojnë pro shkarkimit të Metës.

“Në ditën e heshtjes zgjedhore, presidenti i Republikës kreu një sërë sjellësh që u hetuan nga komisioni parlamentar. Kushtetua e Shqipërisë e përcakton presidentin si kryetar të shtetit. Ai nuk mund të ushtrojë funksionin publik nëse ka ushtruar detyrën. Komisioni i Venecias në një nga raportet ka saktësuar se presidenti nuk duhet të mbajë pozicion politik, por vetëm neutral. Presidenti duhet të qëndrojë larg politikës së palëve. Asnjanësia është parim i rëndësishëm. Meta shpesh herë ndërmori nisma dhe kritikoi ashpër qeverinë, duke ndikuar drejtpërdrejtë mbi zgjedhjet. Kushtetuta kërkon që presidenti të qëndrojë neutral, ai nuk e bëri. Ai në fushatën zgjedhore dhe ditën e heshtjes, presidenti nuk e respektoi detyrën e tij, por iu bëri thirrje qytetarëve që të rrëzojnë qeverinë. Nuk është në detyrën tonë që të shprehemi apo të drejtojmë veprime që përmbajnë një vepër penale. Kërcënimet dhe thirrjet në gjuhë urrejtje ndaj prokurorisë dhe policisë, tregojnë shkelje dhe bien ndesh në parimin e balancimit të pushtetit. Ju ftoj kolegë që të votoni raportin e Komisionit dhe pro shkarkimit të Metës me keqardhje e madhe që këtij parlamenti i ra barra që të gjykojë veprimet më të gabuara dhe shkeljet më të rënda të Kushtetutes që asnjë vend dhe komb do t’i donte që presidenti i tij t’i kishte kryer.”, tha Hysi.

Të fundit

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një...

Gruaja përballet me burg pasi tha se ‘salca e domateve është tepër e ëmbël’ (FOTOT)

Një vajzë përballet me deri në shtatë vite burg pasi dha një vlerësim kritik online ndaj një produkti ushqimor në Nigeri. 39 vjeçarja Chioma Okoli,...

Çfarë po ndodh? Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitsotakis japin dorëheqjen

Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën...

“Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën”, Haklaj: SPAK do t’i shkojë deri në fund

Ish-deputeti Azgan Haklaj deklaroi në 'Studio Live' se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën. Sipas tij, Rithemelimi nuk kërkoi komision...

Njëra është aseksuale dhe tjetra e dashuruar, motrat siameze rrëfejnë marrëdhënien e tyre

Motrat binjake 22-vjeçare të bashkuara, të cilat janë të ngjitura në bust dhe ndajnë një sistem riprodhues, kanë zbuluar se si ia dalin mbanë...

Lajme të tjera

Web TV