Aksidenti në Tiranë /E reja humbi këmbën, shoferi 19-vjeçar është djali i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shoferi 19-vjeçar i cili aksidentoi një 30-vjeçare në trotuar në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë është identifikuar me emrin Jehon Breçani.

19-vjeçari  ka humbur drejtimin e makinës dhe ka përplasur një këmbësore 30-vjeçare shtatzënë, e cila ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio në Tiranë.

Mësohet se 30-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i është këputur njëra këmbë gjatë aksidentit. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një operacioni.

Shoferi i makinës tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. 19-vjeçari ka rezultuar me 0.00 në testin e alkoolit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore”, thotë policia.


Të fundit

Aksidenti në Tiranë /E reja humbi këmbën, shoferi 19-vjeçar është djali i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

Shoferi 19-vjeçar i cili aksidentoi një 30-vjeçare në trotuar në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë është identifikuar me emrin...

Shtohet misteri pas vdekjes së Evgjeni Baxhos/ Simboli i ngjashëm me atë të viktimës pikturohet në murin pranë… (FOTO)

Misteri është shtuar akoma më shumë pas vdekjes së Evgjeni Baxhos pasi një simbol që u gjet në trupin e saj duket se qarkullon...

Të shtëna me armë zjarri brenda një supermarketi, humbin jetën 3 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Florida të SHBA-së. Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar brenda një supermarketi, ku...

Aksidenti në Tiranë/ E mori makina para, kalimtarja e plagosur është shtatzënë

Detaje tragjike nga aksidenti i sotëm në Tiranë, ku një makinë përplasi një kalimtare teksa ecte në trotuar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15,...

Morrën peng dhe rrahën një 34-vjeçar, arrestohen tre ‘gjirokastritët e tmerrshëm’

Një 34-vjeçar nga Gjirokastra është mbajtur peng nga katër persona ditën e sotme. Policia ka njoftuar se shtetasit me iniciale M. D., 28 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV