Asnjë humbje jete, ulet numri i rasteve të reja me covid-19

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa raportohet për 11 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

 


Të fundit

Asnjë humbje jete, ulet numri i rasteve të reja me covid-19

Asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa raportohet për 11 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë...

Ja shteti i parë që ndaloi tregtinë e lëkurës së kafshëve në industrinë e modës

Izraeli është bërë vendi i parë në botë që ka ndaluar tregtinë e lëkurës së kafshëve në industrinë e modës. “Tregtia e lëkurës së kafshëve, importet dhe...

Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare prezantuesi i BBC-së

Prezantuesi i radios së BBC-së Dom Busby ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeç nga një sëmundje e rëndë. Ai kishte punuar për më shumë...

U përdhunua ditën e fejesës/ Rrëfehet 17-vjeçarja nga Tirana: Mi hoqi rrobat me forcë, kreu marrëdhënie…

“Ai donte të sigurohej që isha e virgjër, sepse kështu donin prindërit e tij…. i betohesha se nuk kisha patur asnjë tjetër para tij…më...

Del ekspertiza/ Ish-shefi i antidrogës Rudolf Elezoviç është varë me 1 plumb në kokë para 10 ditësh

Ekspertiza ka konfirmuar se ish-shefi shqiptar i antidrogës në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç është varë me 1 plumb në kokë para 10 ditësh. Megjithatë mediet...

Lajme të tjera

Web TV