Hapja e kufijve me BE/ Varhelyi: E vendosin vetë shtetet! Rama: Ne jemi më mirë se ato sa i përket shifrave

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i BE për Zgjerimin, Varhelyi janë pyetur gjatë konferencës për shtyp për lëvizjen gjatë pandemisë dhe kushtet e vendosura.

Rama thotë se për këtë çështje vendos BE, pasi Shqipëria në oborrin e saj ëshët më mirë se BE, por për oborrin e BE vendos vetë ajo.

Varhelyi nga ana tjetër ka siguruar se do të ketë një lehtësim në udhëtime, por kjo varet gjithmonë nga ecuria e pandemisë.

Ai ka kërkuar që çështja e lëvizjes gjatë pandemisë mos shihet si diplomatike apo politike, pasi është vetëm për shëndeti e njeriut.

RAMA: I pari duhet të flasë Komisioneri, sepse është BE që e vendos këtë punë. Lëvizin në oborrin e tyre. Në oborrin tonë jemi më mirë se ata, por në oborrin e tyre flasin këta.

VARHELYI: Siç e dini, KE ka bërë një rekomandim, ua ka bërë sepse si kompetencë është e shteteve anëtare për të vendosur për udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treat, pra për turizmin. Janë vendet anëtarë që duhet të shikojnë se në ç’ kushte janë gati për të hequr kufizimet që ekzistojnë.

Sigurisht faktori kyç është ai epidemiologjik në rajon apo vende të tjera. Shikojmë se situata në Ballkanin Perëndimor është përmirësuar, ka dhe marrëveshje dypalëshe për njohje reciproke të certifikatave të COVID-19. Me këtë lloj certifikate ky proces do përshpejtohet dhe ne në BE arrijmë një nivel të lartë vaksinimi, risqet janë më të ulëta.

Sigurisht që ne do të shikojmë atëherë pra dhe një lehtësim në udhëtime. E kemi vuajtur këtë, nuk besoj se është e këndshme për askënd, por varet nga pandemia. Askush nuk duhet ta shohë si çështje diplomatike apo politike. Ka të bëjë me shëndetin.

Lexo edhe :  Rama vizitë në tre shtete, kthehet për shkarkimin e Metës

 


Të fundit

Hapja e kufijve me BE/ Varhelyi: E vendosin vetë shtetet! Rama: Ne jemi më mirë se ato sa i përket shifrave

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i BE për Zgjerimin, Varhelyi janë pyetur gjatë konferencës për shtyp për lëvizjen gjatë...

I preku të vithet teksa po ushtrohej në palestër, e pëson keq trajneri

Një vajzë e quajtur Fern arriti të filmonte një trajner palestre duke ia prekur vithet pa lejen dhe pëlqimin e saj. Ajo postoi videon në...

Rama zbulon kërkesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor kundrejt BE, ja cila është ajo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar kërkesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor kundrejt Bashkimit Europian. Rama thekson se të gjitha vendet kanë paraqitur kërkseën...

Vrau burrin, i preu organet gjenitale dhe i skuqi në tigan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil ku një grua vrau bashkëshortin dhe më pas i preu organet gjenitale. Ngjarja ndodhi në një qytet...

SHBA shpërblen me një cigare marijuanë çdo person që vaksinohet kundër Covid-19

Washington-i ka vendosur të shpërblejë me një cigare marijuanë të gjithë të rriturit mbi 21 vjeç të cilët vaksinohen. Si pjesë e një përpjekje të...

Lajme të tjera

Web TV