Kuvendi e shkarkoi/ Presidenti Ilir Meta bën lëvizjen e papritur!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e 4 ligjeve për marrëveshjet e Shqiëprisë me SHBA-në dhe Gjermaninë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë e shkarkoi  Presidentin me 104 vota pro, por duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse Ilir Meta do të vazhdojë të jetë në krye të Shtetit.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot shpalljen e katër ligjeve, që ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Federale të Gjermanisë.

Konkretisht, Presidenti i Republikës:

–         Me Dekretin nr. 13096, datë 09.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 67/2021 “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

–         Me Dekretin nr. 13097, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 68/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)””.

–         Me Dekretin nr. 13098, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 69/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2019 për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)””.

–         Me Dekretin nr. 13099, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 70/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal””.


Të fundit

Kuvendi e shkarkoi/ Presidenti Ilir Meta bën lëvizjen e papritur!

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e 4 ligjeve për marrëveshjet e Shqiëprisë me SHBA-në dhe...

Emrat/ Ja kush janë 210 “hetuesit” e FBI-së shqiptare që u kualifikuan në testimin e Aftësive Fizike

Në konkurs morën pjesë 325 kandidatë, nga të cilët 210 u kualifikuan, ndërsa 115 nuk kaluan dot në fazën tjetër. Kandidatët e kualifikuar, në datën...

“Euro 2020” 1 ditë larg/ Ceremonia e hapjes nis me këngëtarin shqiptar

Gjithçka është gati për Euro 2020. Ceremonia zyrtare do të nisë nesër prej orës 19:00, teksa dy orë më pas do të shijojmë betejën e...

Të hiqen emrat nënë dhe baba/ Reagon ashpër deputeti: Kjo kauzë kërkon të shkatërrojë familjet tona

Kërkesa e organizatës LGBTI, e cila kërkon që të hiqen emrat nënë dhe baba dhe të zëvendësohen me emërtimet “prind që lind nr.1” dhe...

Asnjë humbje jete, ulet numri i rasteve të reja me covid-19

Asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa raportohet për 11 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën...

Lajme të tjera

Web TV